Home / Lajme / Rajon / Festohet Nata e Kadrit në mënyrë madhështore

Festohet Nata e Kadrit në mënyrë madhështore

15 gusht-“Nata e Kadrit është nata e begative të mëdha, e mieësisë, nata të cilën Zoti e ka caktuar që është e vlefshme sa një mijë muaj. Shpresoj që kjo natë dhe begatitë e kësaj nate të bashkojnë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të harrojnë ato halle që kanë dhe të bashkohen tek besimi në një Zot. Do të thosha që një nga mirësitë e shqiptarëe është se ne dimë të bashkohemi tek vlerat e përbashkëta, pavarësisht se nga vijnë ato”, tha Gazmend Aga, zv/kryetar i KMSH.

Festohet Nata e Kadrit në mënyrë madhështore

Nata e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme në fenë islame është festuar për herë të parë nga komuniteti mysliman dhe besimtarët e kësaj feje në një mënyrë madhështore. Në mungesë të një xhamie të madhe besimtarët myslimanë kanë kryer ritualin e faljes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë

“Nata e Kadrit është nata e begative të mëdha, e mieësisë, nata të cilën Zoti e ka caktuar që është e vlefshme sa një mijë muaj. Shpresoj që kjo natë dhe begatitë e kësaj nate të bashkojnë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të harrojnë ato halle që kanë dhe të bashkohen tek besimi në një Zot. Do të thosha që një nga mirësitë e shqiptarëe është se ne dimë të bashkohemi tek vlerat e përbashkëta, pavarësisht se nga vijnë ato”, tha Gazmend Aga, zv/kryetar i KMSH.

Pasi ka përmendur shpërblimet që do të marrë cdo besimtar për agjërimin e Muajit të Ramazanit dhe sakrificave që kalojnë ata në këto ditë të nxehta vere, kryetari i komunitetit musliman Haxhi Selim Muca i është lutur Zotit që paqja të mbizotërojë në kombin tonë.Në këtë program festiv ka qenë i ftuar special egjiptiani Ahmed Naina një nga lexuesit më të mirë në botë të Kuranit.
Top-Chanel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *