Home / Sport / FFM prezanton seleksionuesin e ri, Janevskin

FFM prezanton seleksionuesin e ri, Janevskin

“Para se gjithash falemenderoj drejtuesit e FFM-së që më besoi këtë detyrë, e cila për mua paraqet nder të madh, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Unë si trajner profesional me bashkëpuntorët e mij dhe me futbollistët do të punojmë në mënyrë profesionale dhe do të tentojmë të kontribojmë që futbollin e Maqedonisë ta sjellim në nivel më të mirë se sa që është në këtë moment”, deklaroi trajneri i ri i Maqedonisë, Çede Janevski.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në takim me gazetarë kanë prezantuar trajnerin e ri të ekipit kombëtar, Çedomir Janevskin. Trajneri i ri është shprehur i kënaqur për detyrën e besuar, duke premtuar angazhim maksimal në ngritjen e cilësisë së futbollit në vend. Ai në këtë post zëvendëson Xhon Toshak-un, i cili u largua nga pankina e Maqedonisë menjëherë pas zgjedhjes së Ilço Gjorgjiovskit si president i FFM-së. Janevski në prezantimin e tij paralajmëroi përkushtim maksimal ndaj ekipit kombëtar, duke shpresuar në rezultate pozitive. Janevski ka firmosur kontratë e cila me Maqedoninë e lidh deri në fund të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror, me hapsirë që bashkëpunimi të vazhdojë, nëse palët mbesin të kënaqura. “Para se gjithash falemenderoj drejtuesit e FFM-së që më besoi këtë detyrë, e cila për mua paraqet nder të madh, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Unë si trajner profesional me bashkëpuntorët e mij dhe me futbollistët do të punojmë në mënyrë profesionale dhe do të tentojmë të kontribojmë që futbollin e Maqedonisë ta sjellim në nivel më të mirë se sa që është në këtë moment”, deklaroi trajneri i ri i Maqedonisë, Çede Janevski. Trajneri i ri i Maqedonisë vlerësoi se grupi kualifikues në të cilin është gjetur Maqedonia është i vështirë, mirëpo gjithsesi beson në paraqitje të mira dhe rezultate pozitive. Ditët në vijim pritet që të mësohen emrat e bashkëpunëtorëve të Janevskit në stafin teknik të ekipit kombëtar, ndërsa seleksionuesi i ri vlerëson se Maqedonia ka futbollistë cilësorë nga të cilët mund të priten rezultate pozitive. Ndryshe Janevski në karrierën e tij si trajner ka punuar në Serbi, Belgjikë, Qipro dhe Emirtatet e Bashkuara, ndërsa debutimin në ekipin kombëtar të Maqedonisë do ta ketë më 7 shtator kundër Kroacisë, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Ndërkohë përveç trajnerit të ri, në takimin me gazetarë është prezantuar edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të FFM-së, Dimitar Zigivoski, i cili në këtë post zëvendëson Igor Klimperin e shkarkuar ditë më parë.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *