Home / Lajme / Maqedoni / Filloi pastrimi i deponisë

Filloi pastrimi i deponisë

8 gusht-“Prej sot ka filluar bartja e intensive e mbeturinave për në deponinë regjionale Rusino në Gostivar. Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja përgjegjëse janë angazhuar maksimalisht për të zgjidhur këtë problem. Megjithatë është paraqitur një problem tjetër i vogël, për shkak të djegies së mbeturinave. Por, gjatë ditëve në vijmë do të punohet që të pastrohet krejtësisht deponia e egër afër stacionit hekurudhor në Tetovë”, tha Flarkan Pustina, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga kreu i Ndërmarrjes publike komunale Tetova – Tetovë, filloi transporti i mbeturinave të grumbulluara në deponinë afër stacionit hekurudhor, e cila përdoret si stacion për ngarkim shkarkim. Të martën janë vërejtur edhe kamionët të cilët transportojnë hedhurinat nga ky vend, ku sasia e tyre është e madhe.

Autoritetet e komunës kanë thënë se ka filluar intensivisht bartja e tyre, ndërsa problem është se të njëjtat janë ndezur. “Prej sot ka filluar bartja e intensive e mbeturinave për në deponinë regjionale Rusino në Gostivar. Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja përgjegjëse janë angazhuar maksimalisht për të zgjidhur këtë problem. Megjithatë është paraqitur një problem tjetër i vogël, për shkak të djegies së mbeturinave. Por, gjatë ditëve në vijmë do të punohet që të pastrohet krejtësisht deponia e egër afër stacionit hekurudhor në Tetovë”, tha Flarkan Pustina, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Ndryshe, javë të tëra në këtë vend ishin grumbulluar sasi të mëdha të hedhurinave të cilët krijonin erë të keqe dhe ishin rrezik permanent për banorët për përhapjen e ndonjë epidemie. Krijimin e deponisë krerët e NPK-së në Tetovë e kanë arsyetuar me shtimin enorm të plehrave në qytet dhe me defektet që ka pasur makineria për transportin e plehrave. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *