Home / Sport / Flamurtari-Barcelona, ëndrra e 100 vjetorit!

Flamurtari-Barcelona, ëndrra e 100 vjetorit!

Miqësorja Flamurtari-Barcelona mund të jetë surpriza më e madhe e festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës. Ndonëse nga planifikimi deri në realizimin e kësaj iniciative ka shumë rrugë për të bërë, duket se janë hedhur hapat e parë.

Përfaqësues të klubit katalanas kanë qenë gjatë ditës së djeshme në qytetin bregdetar për të parë stadiumin dhe kushtet që ofron ai, nëse do të realizohet një ndeshje e tillë. Pas një inspektimi të cilësuar “të kënaqshëm”, duket se ata kanë dhënë “ok” parimor për fillimin e negociatave pasi ana infrastrukturore plotëson standardet e kërkuara nga katalanasit.

Por marrëveshja në fjalë ka shumë vështirësi të tjera pasi si fillim, katalanasit duhet të gjejnë një datë të lirë për zhvillimin e kësaj ndeshje, duke parë se janë një skuadër që luan në çdo trofe të mundshëm dhe çdo 3-4 ditë është në fushën e lojës. Dëshira e drejtuesve vlonjatë është që takimi të zhvillohet në nëntor, para datës së Shpalljes së Pavarësisë.

Ndërkohë, duhen plotësuar edhe kushtet financiare të cilat nuk janë të ulëta sa herë që flitet për klubin katalanas. Barcelona kërkon rreth 2 milionë euro për çdo miqësore, pa llogaritur benefite të tjera të paguara si transporti çarter, akomodimi në hotel me 5 yje, etj.

Nuk dihet nga kush do të paguhen këto para, nga bashkia Vlorë apo nga qeveria shqiptare. Por lind pyetja nëse vërtet ia vlen të shpenzohet nga fondet e taksapagueseve shqiptare një shumë e tillë në një natë për një ndeshje futbolli, ndërsa shumë mirë me këto para mund të rikonstruktohen të gjitha stadiumet kryesore në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *