Home / Lajme / Maqedoni / Formohet këshilli për aftësimin e të rinjve për punësim

Formohet këshilli për aftësimin e të rinjve për punësim

Zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip T. Reeker, uroi kryetarin e komunës së Tetovës dhe administratën komunale për përpjekjet për të formuar një Këshill ekonomik dhe social lokal dhe për nënshkrimin e Memorandumit për Mirëkuptimit që nënkupton bashkëpunim dhe partneritet me projektin e USAID YES Rrjeti.

Zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip T. Reeker i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, z. Paul Wohlers të enjten kanë qëndruar për vizitë në komunën e Tetovës ku pas takimit me kryetarin Prof. Dr. Sadi Bexheti morën pjesë ne formimin e Këshillit Ekonomik Social dhe nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me projektin e USAID Rrjeti Rinor për Përvetësimin e Shkathtësive në Punësim.
Në mbledhjen e parë konstituive të këtij këshilli ishin të pranishëm edhe Robert Wuertz, drejtori i Misionit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, Jan Kaproviç, drejtor i projektit të USAID Rrjeti Rinor për Përvetësimin e Shkathtësive të Punësimit, kryetarë të sindikatave të Maqedonisë, këshilltarë të Komunës së Tetovës dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se ky Këshill paraqet një mundësi për përfshirjen dhe kontributin e komunitetit të biznesit, të shoqërisë civile dhe të institucioneve në drejtim të hapjes të një horizonti të ri për punësimin e të rinjve. “Ne jemi të bindur që ky këshill do të luaj një rol të pazëvendësueshëm për një kapërcim cilësor në kultivimin aftësive për punësim të të rinjve dhe në krijimin e lidhjeve të domosdoshme me komunitetin e biznesit në nivel lokal dhe më gjerë”, tha Bexheti.
Sipas tij, këshilli, padyshim do të nxisë dhe do të ofrojë zgjidhje për punësimin e të rinjve, duke shkëmbyer më tepër informacione dhe duke zgjeruar përfshirjen e palëve në tregun e punës.

Zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip T. Reeker, uroi kryetarin e komunës së Tetovës dhe administratën komunale për përpjekjet për të formuar një Këshill ekonomik dhe social lokal dhe për nënshkrimin e Memorandumit për Mirëkuptimit që nënkupton bashkëpunim dhe partneritet me projektin e USAID YES Rrjeti.

“Përmes Memorandumit për Mirëkuptim, Rrjeti YES i USAID-it dhe komuna e Tetovës kanë vërtetuar përkushtimin e tyre të përbashkët për të punuar në përmbushjen e dy objektivave kryesore: E para është të mbështesë përpjekjet që synojnë përmirësimin e aftësive të të rinjve për t’u bërë konkurrent në tregun e punës. Për këtë qëllim, Rrjeti YES i USAID-it ndërton kapacitetet e shkollave të mesme, Agjencisë për punësim, dhe OJQ-ve të fokusuara kah të rinjtë për t’ua transferuar të rinjve ato aftësi të cilat kërkohen nga punëdhënësit. Objektivi i dytë është të krijohet një forum për dialogun publiko-privat përmes të cilit oferta dhe kërkesa e forcës punëtore mund të jetë më mirë e harmonizuar. Kështu, USAID po mbështet krijimin e Këshillave Lokale Ekonomike dhe Sociale në komuna të përzgjedhura nëpër Maqedoni”, tha Reeker.

Sipas tij, Tetova është një ndër qeverisjet e para lokale që pranojnë se bashkëveprimi ndërmjet sektorit privat, sektorit civil, dhe autoriteteve lokale është vendimtar për krijimin e tregut të punës lokal relevant dhe politikës për zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *