Home / Lajme / Maqedoni / Forumi i gruas dhe vatra ngushllojne per vdekjen e Xhaferit

Forumi i gruas dhe vatra ngushllojne per vdekjen e Xhaferit

18 gusht-“Ne e ndjejmë se shuarja e politikanit Arbën Xhaferi është një humbje kombëtare që do ta ndjejë jo vetëm politika shqiptare në Maqedoni, por i gjithë Kombi. Arbëri ishte modeli i politikanit që di të debatojë dhe të promovojë ide progresiste kombëtare. Kontributi i Arbër Xhaferit në çështjen kombëtare mbetet një vlerë e pazëvendësueshme”, thuhet në telegramin e “Vatra”.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” ka shprehur ngushëllime në adresë të familjes Xhaferri dhe PDSH-së.

“Ne e ndjejmë veten shpirtërisht pranë jush në këto çaste të vështira dhe ndan dhimbjen me Ju për humbjen e njeriut të dashur, politikanit të urtë dhe vizionar, udhëheqësit me këndvështrim perëndimor, parlamentarit debatues, filozofit të kthjellët, njeriut të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni dhe Rajon, rilindasit të kohëve moderne, mendimtarit progresiv, njeriut të dialogut, promovuesit të lirive njerëzore. Vatranët shprehin dhimbjen për ikjen para kohe të njërit prej politikanëve më të orientuar Kombëtar, i cili të gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të çështjes Kombëtare”, theksohet në telegramin e “Vatra”, duke shtuar se Arbën Xhaferi ishte dhe një mik i Vatrës dhe i vatranëve.

“Ne e ndjejmë se shuarja e politikanit Arbën Xhaferi është një humbje kombëtare që do ta ndjejë jo vetëm politika shqiptare në Maqedoni, por i gjithë Kombi. Arbëri ishte modeli i politikanit që di të debatojë dhe të promovojë ide progresiste kombëtare. Kontributi i Arbër Xhaferit në çështjen kombëtare mbetet një vlerë e pazëvendësueshme”, thuhet në telegramin e “Vatra”.

Harry Bajraktari, një nga veprimtarët e dalluar të çështjes shqiptare në SHBA ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xhaferri dhe PDSH-së.

“Me keqardhje këtu në SHBA mora lajmin mbi vdekjen e të dashurit tuaj, Arbër Xhaferri, i cili me veprimtarinë e tij la gjurmë të thella në politikën kombëtare në të gjitha trojet shqiptare, veçmas tek shqiptarët e Maqedonisë. Ai ishte themeluesi i PDSH-së dhe përmes këtij subjekti luftoi për të drejtat kombëtare të shqiptarëve të këtyre viseve, që politika shoviniste sllavo-maqedonase i kishte privuar me dekada.
Vdekja e hershme e këtij personaliteti politik nuk është humbje vetëm për familjen tuaj, por në përgjithësi për gjithë politikën shqiptare, sepse idetë e tij për kombin ishin të thella dhe të studiuara mirë nën prizmin e avancimit integrues.
Arbën Xhaferrin kam pasur rast ta njoh edhe personalisht. Ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të pakonpensueshme”, thuhet në mesazhin e Harry Bajraktari.

ORGANIZATA QYTETARE- FORUMI I GRUAS- TETOVË

SHFRYTEZON RASTIN QË TË PËRCJELL NJË FALEMENDERIM SA DO TË VOCKËL DHE MODEST, DEDIKUAR MENDJEDRITURIT GJEGJËSISHT TETOVARIT TË URTË, ARBEN XHAFERIT, PËR KONTRIBUTIN E TIJ, KARSHI NDËRTIMIT TË KËSHTJELLËS SË BARAZISË GJINORE, KËTEJPARI GADISHULLIT ILIRIK.., DEDIKUAR NJERIUT, I CILI ASNJËHERË NUK U KURSYE QË TË INTERESOHET PËR VENDIN DHE ROLIN E FEMRËS NË SHOQËRINË SHQIPTARE.

KRYETARE e FORUMIT te GRUAS
XHANE KRESHOVA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *