Home / Sport / Galiani: Kaka? Vështirë se vjen!

Galiani: Kaka? Vështirë se vjen!

“Operacioni për afrimin e Kaka është objektivisht shumë, shumë i vështirë”. Këto janë fjalët e Adriano Galianit, administrator i Milanit, i cili është detyruar të frenojë entuziazmin e tifozëve për kthimin e mundshëm të brazilianit pasi ka folur me Real Madrid për kushtet e një transferimi të mundshëm.

“Realizmi i marrëveshjes është thuajse i pamundur. Shpenzimet janë shumë të larta dhe rroga po ashtu”, ka pranuar ai për televizionet italiane pas përfundimit të miqësores mes dy skuadrave në Nju Jork.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane dhe spanjolle, Galiani ka folur drejtpërdrejt me Florentino Perez, duke konfirmua se nuk ka ndër mend të paguajë për lojtarin, ndërsa klubi spanjoll, edhe pse do të preferonte ta largonte, nuk do të humbë më para dhe për këtë arsye nuk do ta lëshojë falas.
Qëndrimi i kampionëve të Spanjës u konfirmua edhe nga Zhoze Murinjo, i cili foli për këtë çështje para mediave. “Nëse Milan dëshiron Kaka, duhet të paguajë për të. Jam i lumtur nëse Kaka qëndron dhe po aq i lumtur nëse largohet. Në futboll, lojtarët shkojnë ku dëshirojnë ata vetë. Kaka është një lojtar i mirë, i përgatitur për të luajtur në nivele shumë të larta. Është perfekt nëse qëndron, por është perfekt edhe nëse largohet. Gjithsesi, nuk do ta lëmë të ikë falas. Nëse e duan, duhet të paguajnë”, ishin fjalët e trajnerit portugez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *