Home / Lajme / Botë / Gjermani, dokumenti i superborxhit u zbulua duke pastruar arkivat.

Gjermani, dokumenti i superborxhit u zbulua duke pastruar arkivat.

18 gusht-Pritej që ky borxh të paguhej brenda pesë viteve, me një normë interesi 6%. Duke llogaritur po këtë interes për 450 vitet e që borxhi nuk është kthyer, 8 000 banorët e këtij qyteti të vogël presin të zbatohet e drejta e tyre për të marrë disa trilionë euro nga huaja e dikurshme.

Një qytet i vogël gjerman kërkon nga Berlini një borxh të harruar të 450 viteve më parë, që do ta bënte tani qytetin më të pasur në botë. Më 8 maj të vitit 1562, populli i qytetit Mittenwalde-s i dha hua drejtuesit të qytetit të Berlinit 400 gulden, ekuivalenti i rreth një miliardë eurove sot. Pritej që ky borxh të paguhej brenda pesë viteve, me një normë interesi 6%. Duke llogaritur po këtë interes për 450 vitet e që borxhi nuk është kthyer, 8 000 banorët e këtij qyteti të vogël presin të zbatohet e drejta e tyre për të marrë disa trilionë euro nga huaja e dikurshme. Borxhi mund të ishte harruar përgjithmonë, nëse arkivistja lokale Vera Shmidt nuk do të kishte gjetur marrëveshjen e huas në disa dosje të vjetra që po sistemoheshin. Bashkë me marrëveshjen e parë ishte edhe një shënim i diskutimeve me Berlinin mbi këtë borxh, në vitin 1893. Dokumentet origjinale mbajnë vulën dhe emërtimin si Berlin-Cölln, pasi kështu quhej atëherë kryeqyteti i sotëm gjerman, dhe firma e nënshkruesit të huamarrjes ishte e shpenzuesit të pamasë të zgjedhur si drejtues i Berlinit, Joachim II, të cilit i duheshin paratë për të shlyer një faturë taksash. Qyteti gjerman i Mittenwalde-s i ka kërkuar Berlinit të paguajë borxhin e marrë 450 vjet më parë. “Ne mund të jemi qyteti më i pasur në botë”, tha bashkiaku i Mittenwalde-s, Uve Pfeifer, i cili së fundmi ka udhëtuar 20 milje deri në Berlin për të kërkuar kthimin e parave. “Kam diskutuar me senatorin e financave në Berlin, por ai nuk u tregua shumë i gatshëm”, tha për mediat Pfeifer. Këmbëngulja e banorëve të këtij qyteti për ta marrë borxhin seriozisht, erdhi si surprizë, por duket shumë e parealizueshme. Qyteti i Berlinit është në borxh rreth 500 miliardë euro pas unifikimit të dy Gjermanive, që ishin ndarë mes për mes tij dhe tani as nuk mund të përballojë shlyerje të një borxhi, që do ta bënte borxhin total të eurozonës të dukej si shpenzim dite.
Bashkiaku Pfeifer tha se “Berlini e bëri të qartë se nuk do të paguajë asnjë euro. Por nuk ka problem. Përkundër Berlinit ne nuk kemi borxhe. Nuk po planifikojmë ndonjë veprim ligjor, por është mirë të ëndërrojmë për para”.n më shumë anëtar në rrjetin e vet social të cilët vijnë nga Azia, dhe për këtë arsye po investon shumë për t’i marrë ata.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *