Home / Lajme / Maqedoni / Gjetja e lokacionit vonesë për deponinë rregjionale

Gjetja e lokacionit vonesë për deponinë rregjionale

28 gusht-“Pas disa fazave të selektimeve, prej 8 kompanive të interesuara, në garë kanë ngelur edhe 4 kompani edhe atë .S.A International Environmental Services GmbH (Austri), Helector (Greqi) Hinkel International GmbH (Gjermani) dhe PORR (Austri). Në qendrën Rajonale për Zhvillim Planor konfirmojnë se janë në kërkim të lokacionit adekuat dhe të përshtatshëm dhe pritet që të gjendet shumë shpejt vendi i deponisë së re rregjionale.

Urim Hasipi

Gjatë periudhës së verës është suspenduar pëkohësisht procedura për ndërtimin e deponisë rregjionale në Pollog, e cila pastaj do të duhet të jepet në koncesion në kohëzgjatje prej 30 viteve me të cilën pritet që nëntë komunat e Pollogut, të zgjidhin problemin e hedhurinave.

Deponia aktuale “Rusino”, ka dalur nga kombinimi për shkak të hapësirës së vogël prandaj kompetentët janë duke kërkuar lokacion tjetër, pasi që sugjerimet e kompanive pjesëmarrëse në tender kanë thënë se e njejta nuk I plotëson kushtet për 30 vitet e ardhëshme.

“Që t`ju dilet në ndihmë kompanive aktualisht janë duke u bërë
analiza për lokacion më të përshtatshëm për trajtimin e hedhurinave. Pas përfundimit të analizave që kanë të bëjnë me lokacionin e deponisë, pritet që të shkohet në procedurën finale dhe ajo është, hapja e dokumenteve për tennderim dhe zgjedhja e koncesionerit. Nëse nuk ka probleme të paparshikueshme marrëveshja për koncesionim do të nënshkruhet nga të gjithë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut dhe Ministri I Ambientut Jetësor dhe Planifikimit hapësinor deri në fund të këtij viti”, thonë nga Shërbimi për Informim në Ministrinë e Ekologjisë.

Gjatë dy viteve të kaluara Ministria e Ambientit jetësor dhe Planifkimit Hapësinor, në bashkëpunim me komunat e Pollogut dhe qendrën rajonale për zhvillim e realizojnë tenderin për angazhim të koncesionerit.

“Pas disa fazave të selektimeve, prej 8 kompanive të interesuara, në garë kanë ngelur edhe 4 kompani edhe atë .S.A International Environmental Services GmbH (Austri), Helector (Greqi) Hinkel International GmbH (Gjermani) dhe PORR (Austri). Në qendrën Rajonale për Zhvillim Planor konfirmojnë se janë në kërkim të lokacionit adekuat dhe të përshtatshëm dhe pritet që të gjendet shumë shpejt vendi i deponisë së re rregjionale.

Në komunën e Tetovës, theksojnë se punët zhvillohen në bazë të dinamikës së paraparë.

“Punët po vazhdojnë sipas dinamikave të parapara. Aktualisht është duke u kryer faza e tretë e punimeve që ka të bëjë me studimin e tokës ku do të ndërtohet kjo deponi. Për këtë fazë tashmë është përzgjedhur kompania që do të bëjë studimin e tokës. Ndërsa më pas në koordinim edhe me komunat tjera të rajonit të Pollogut si dhe me Ministrinë e Ekologjisë do të vazhdojnë punët për ndërtimin e deponisë së re”, tha Flakran Pustina, zëdhënës në komunën e Tetovës.

Në komunën e Gostivarit theksojnë se pricedurat për percaktimin e lokacionit të deponise rajonale, mënyrës së sipërmarrjes që do ta menaxhojnë atë deponi, i takojne Qendrës rajonale për zhvillim planor të Pollogut në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit dhe Qeverinë. “Komuna e Gostivarit është vetëm një prej nëntë komunave të Pollogut të involvuara në këtë proces, me të vetmin dallim se lokacioni i deponise rajonale gjendet në territorin e saj.

Ne si komune kemi bërë dhe do të bëjmë ç’mos që gjendjen e deponise aktuale përkitazi me mundësitë dhe kompetencat tona ta mbajmë në një nivel të kënaqshëm dhe të mos pranojme një zgjidhje te përhershme të kësaj çështjeje e cila do te ishte në dëm te qytetarëve të komunës së Gostivarit”, thonë në shërbimin për informim në komunën e Gostivarit.

Në bazë të marrëveshjes mes Ministrisë së Ekologjisë dhe kryetarëve të komunave në bashkëpunim me qendrën rajonale, koncesioneri I ri do të duhet të ndërtojë objekte bashkëkohore dhe mekanizëm adekuat mobil për mbledhjend he transportin e hedhurinave në tërë regjionin. Poashtu në bazë të marrëvshjes deponia Rusino do të sanohet ndërsa koncesioneri duhet të investojë prej 30 deri në 50 milion euro.

Gjatë përzgjedhjes së koncesionerit, siç bëjnë të ditur nga qendra rajonale, do të kihet parasysh që mos dëmtohen amvisëritë në pagesën e shërbimeve si dhe të sistemohen punëtorët e ndërmarrjeve publike komunale në këto nëntë komuna.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *