Home / Lajme / Maqedoni / Gjobat e para për mbeturinat në Tetovë

Gjobat e para për mbeturinat në Tetovë

31 gusht-“Po ashtu, u konstatua se NPK Tetovë nuk e mban deponinë rajonale, që është obligim që del nga marrëveshja me komunat tjera, të cilat shfrytëzuese të deponisë me kompensim të caktuar për mirëmbajtjen e saj. Për shkak të kësaj, inspektorati parashtroi fletëpagesë për kundërvajtje të kryer për person juridik dhe fizik”, ka informuar ministri Ademi.

Ndërmarrja publike Tetovë u dënua me 8.000 euro për hedhjen e mbeturinave në vend joadekuat dhe 2.000 euro në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina për degradim të ambientit të jetesës, ndërsa kompania “Henkel internacional” 2.400 euro për trajtim joadekuat të mbeturinave në rajonin e Tetovës. Siç kumtoi në konferencën e së enjtes për shtyp ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror për ambient të jetesës, u konfirmua se mbeturina është deponuar jashtë vendit të rrethuar si deponi në Rusino, për të cilin shkak është marrë vendim që të largohet mbeturina e lënë komunale, pas çka vepruar dhe është parashtruar fletëpagesë për kundërvajtje të kryer ndaj personit juridik. “Po ashtu, u konstatua se NPK Tetovë nuk e mban deponinë rajonale, që është obligim që del nga marrëveshja me komunat tjera, të cilat shfrytëzuese të deponisë me kompensim të caktuar për mirëmbajtjen e saj. Për shkak të kësaj, inspektorati parashtroi fletëpagesë për kundërvajtje të kryer për person juridik dhe fizik”, ka informuar ministri Ademi. Inspektorët konfirmuan edhe se kompania “Henkel internacional” nuk ka leje për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe llojit tjetër jo të rrezikshëm nga Ministria, por vetëm ka lidhur marrëveshje me NPK “Tetovë” dhe Komunën e Tetovës për një vit. Inspektorati e obligoi kompaninë që në afat prej 30 ditëve t’i nxjerrë lejet e nevojshme. “Ministria, edhe krahas punës pa leje të siguruar për transportimin dhe deponimin e mbeturinave në stacionin e ri nga ana e kompanisë Henkel, miraton deponimin e përkohshëm të mbeturinave me qëllim të sigurimit të ambientit të shëndoshë të jetesës për qytetarët e Tetovës me mbikëqyrje të vazhdueshme të inspektorëve shtetërorë deri në marrjen e të gjitha lejeve të nevojshme dhe plotësimin e kritereve ashpër të caktuara ekologjike”, tha ministri Ademi, i cili shtoi se “Henkel” veçmë e ka parashtruar elaboratin dhe dokumentet e nevojshme dhe është e domosdoshme edhe mbikëqyrje në terren. Ministri Ademi kumtoi se në fazë finale është edhe procedura për ndarjen e koncesionit për menaxhim me mbeturina me rrugë të dialogut konkurrent, me çka përgjithmonë do të zgjidhet problemi në tërë rajonin e Pollogut. (U.H)

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *