Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Katërqind punësime të reja për trajnim tek ndonjë punëdhënës i njohur

Gjorgjiev: Katërqind punësime të reja për trajnim tek ndonjë punëdhënës i njohur

5 gusht-
Personat të cilët do të angazhohen në vendin e punës do të kalojnë tre muaj për çka nga shteti do të marrin ndihmë në të holla në vlerë prej 4.400 denarë. Pas skadimit të tre muajve të paktën 50 për qind ose 200 prej këtyre 400 personave punëdhënësi ka të drejtë t’i mbajë në marrëdhënie pune edhe të paktën një vit. Atyre personave të cilët nuk do të mbahen në punë do të vazhdojnë t’u rrjedhin të drejtat sipas bazës së papunësisë.

Katërqind punësime të reja tek ndonjë punëdhënës i njohur nga java e ardhshme do të sigurohen me vendim të Qeverisë, ndërsa në shtator do të pasojë shpallje për angazhim pune të edhe 600 personave.

Siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, bëhet fjalë për masë të re qeveritare për nxitje të punësimit, me të cilën do të përfshihen gjithsej 1.000 persona të papunë, ndërsa për të cilën në fazën e parë janë siguruar 60 milionë denarë. Personat e angazhuar do të punojnë në periudhë prej tre muajsh, ndërsa të paktën gjysma e tyre do të qëndrojnë në punë edhe të paktën një vit.

“Kjo është edhe një masë konkrete e Qeverisë me të cilën nxitet punësimi. Dobi të posaçme do të kenë edhe punëdhënësit dhe punonjësit. Të parët do të fitojnë kuadër plotësues për kryerje të veprimtarisë, të dytët do të fitojnë dituri dhe aftësi të reja të rëndësishme për punësim përfundimtar në kohëzgjatje prej të paktën një vit”, tha Gjorgjiev.

Personat të cilët do të angazhohen në vendin e punës do të kalojnë tre muaj për çka nga shteti do të marrin ndihmë në të holla në vlerë prej 4.400 denarë. Pas skadimit të tre muajve të paktën 50 për qind ose 200 prej këtyre 400 personave punëdhënësi ka të drejtë t’i mbajë në marrëdhënie pune edhe të paktën një vit. Atyre personave të cilët nuk do të mbahen në punë do të vazhdojnë t’u rrjedhin të drejtat sipas bazës së papunësisë.

Në shpalljen e parë, i cili ka përfunduar kanë paraqitur 30 punëdhënës dhe 600 persona të papunë. Kompanitë janë nga Shkupi, Prilepi, Kriva Pallanka, Ohri, Shtipi, Vallandova, Kavadari, Koçani, Kumanova dhe komuna të tjera, ndërsa veprimtaritë në të cilat do të punojnë punonjësit janë hotelieri, tekstil, këpucëtari, industri makinerike, teknikë kompjuterike. Siç shpjegoi Gjorgjiev, nuk ekziston kufizim të moshës për paraqitje të persona të interesuar të papunë, kyçe është kualifikimi.

Gjatë javës së ardhshme, nga e hëna Agjencia për punësim deri te punëdhënësit do të dorëzojë propozim listë të personave të papunë të cilët janë paraqitur në shpallje, ndërsa posedojnë njohuri dhe aftësi nga veprimtaria e tyre. Punëdhënësi nga ajo listë do të bëjë zgjedhjen e kandidatëve, që pastaj me Agjencinë për punësim dhe personin të nënshkruajnë marrëveshje për realizim të punësimit për trajnim. Procesi duhet të përfundojë më së voni për 15 ditë dhe personat të fillojnë të shkojnë në punë

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *