Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev : Qeveria funksionon në përbërje të plotë dhe me kapacitet të plotë

Gjorgjiev : Qeveria funksionon në përbërje të plotë dhe me kapacitet të plotë

26 gusht-Lidhur me takimin e kryetarit të Qeverisë dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, zëdhënësi tha se Qeveria zyrtarisht nuk komenton dhe nuk informon rreth takimeve të kryeministrit me secilin lider të partive politike që e përbëjnë koalicionin, ndërsa në pikëpamje të takimit të pardjeshëm konfirmoi se informacionet e lëshuara në opinion e pasqyrojnë kornizën në të cilën janë zhvilluar bisedimet midis Gruevskit dhe Ahmetit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë funksionon me përbërje të plotë, e kapacitet të plotë në një formë të mirë dhe funksionet e sistemit, pa marrë parasysh nëse janë ekonomike, politike apo shoqërore i kryen rregullisht dhe qytetarët duhet të jenë të qetë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Aleskandar Gjorgjiev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me takimin e kryetarit të Qeverisë dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, zëdhënësi tha se Qeveria zyrtarisht nuk komenton dhe nuk informon rreth takimeve të kryeministrit me secilin lider të partive politike që e përbëjnë koalicionin, ndërsa në pikëpamje të takimit të pardjeshëm konfirmoi se informacionet e lëshuara në opinion e pasqyrojnë kornizën në të cilën janë zhvilluar bisedimet midis Gruevskit dhe Ahmetit.

Rreth mundësisë për takim të ri me cilindo lider të partive në koalicionin qeveritar, tha se nuk ka detaje nëse do të ndodhë ndonj takim i caktuar lidhur me tajmingun se kur mund të ndodhë ky takim, por shtoi se parim i rregullt i funksionit të kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të partisë më të madhe politike në koalicionin qeveritar është që të realizojë takime të rregullta me të gjithë liderët e partive politike që e përbëjnë koalicionin dhe në kuadër të kësaj, veçanërisht me liderin e partisë së dytë më të madhe në koalicion BDI-së. Ali Ahmetin.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se Qeveria në periudhën e ardhshme në pajtim me dinamikën që është parashikuar për mundësimin e transparencës më të madhe në punën e funksioneve qeveritare do t’i zbatojë përkundër fomave të njohura deri tani edhe forma të reja që do të vendosen, ndërsa do të nënkuptojnë rritjen e transparencës, dhënies së llogarisë dhe informimit të qytetarëve për punën e Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *