Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe prej 1 janarit 2013 edhe në librezat e veturave

Gjuha shqipe prej 1 janarit 2013 edhe në librezat e veturave

12 gusht-“Rregullorja, ka dalë në Gazetën zyrtare dhe implementimi i saj duhet të fillojë me 1 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa deri atëherë duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që të fillohet dhënia e librezave në dy gjuhë”, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kanë filluar përgatitjet për të aplikuar gjuhën shqipe edhe në librezat e veturave. Rregullorja e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme është harmonizuar me Ligjin për vetura dhe rregullorja e re parasheh që librezat e veturave të jenë në dy gjuhë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, implementimi i rregullores së re do të fillojë të realizohet nga 1 janari i vitit 2013.

“Rregullorja, ka dalë në Gazetën zyrtare dhe implementimi i saj duhet të fillojë me 1 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa deri atëherë duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që të fillohet dhënia e librezave në dy gjuhë”, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *