Home / Lajme / Rajon / Gjykata në Prizren u shqiptoi 35,5 vjet burg vrasësve të Skënder Limajt

Gjykata në Prizren u shqiptoi 35,5 vjet burg vrasësve të Skënder Limajt

12 gusht-
Pas gjykimit disamujor, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se Emin Krasniqi është fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë kundër Skënder Limajt, i cili pas ngjarjes në restorantin “Kështjella” kishte ndërruar jetë, dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore të qëllimshme kundër Azem Limajt.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, i udhëhequr nga gjyqtarja e EULEX-it, Anamari Meister, ka shqiptuar gjithsej 35,5 vjet burg për anëtarët e familjes Krasniqi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Skënder Limajt dhe plagosjen e Azem dhe Ilir Limajt, më 1 janar 2011, në restorantin “Kështjella” në Banjë të Malishevës.

Në bazë të aktgjykimit të shpallur të premten, Emin Krasniqi është dënuar me 23 vjet burg, Berat Krasniqit me dënimin unik i janë shqiptuar 7,5 vjet burg, derisa Astrit Krasniqi e Hazir Krasniqi janë dënuar me nga 2 vjet burgim, kurse Durim Krasniqi me një vit burg, ndërkohë që në të gjitha rastet është marrë parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pas gjykimit disamujor, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se Emin Krasniqi është fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë kundër Skënder Limajt, i cili pas ngjarjes në restorantin “Kështjella” kishte ndërruar jetë, dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore të qëllimshme kundër Azem Limajt.

Incidentit tragjik në restorantin “Kështjella”, pronë e familjes Limaj nga Banja e Malishevës, i ka paraprirë një zënkë gjatë ditës së zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010, ku Hazir Krasniqi, që ka qenë komisionar i lëvizjes “Vetëvendosje”, është rrahur nga Behlul Limaj, vëllai i të ndjerit Skënder dhe i të lënduarit Azem, dhe ky rast, siç është thënë në aktgjykimin e lexuar, aktualisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *