Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Nuk lejojmë të shkilet dinjiteti i Maqedonisë, ka krizë në koalicion dhe jemi të gatshëm për gjithçka

Gruevski: Nuk lejojmë të shkilet dinjiteti i Maqedonisë, ka krizë në koalicion dhe jemi të gatshëm për gjithçka

22 gusht-Ai theksoi se Qeveria funksionon në përbërje të plotë dhe se pas brifingjeve të BDI-së nëse ajo parti vlerëson se diçka e tillë është e nevojshme, VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Ekziston krizë në koalicionin qeveritar si rezultat i ndryshimeve në sjelljen e një pjese të kryesisë së BDI-së, pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare e cila nuk sillet në mënyrë korrekte siç sillej në të kaluarën, ndërsa kulmi është ngjarja në Sllupçan. jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme nëse BDI vlerëson se ata janë të nevojshëm edhe pse nuk i dëshirojmë, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

“Në ato tre vite paraprakisht BDI-në si partner të koalicionit e konsideronim si parti e cila e mban fjalën dhe sillet në mënyrë korrekte lidhur me atë për të cilën është arritur marrëveshje. Edhe ne u përpoqëm gjithashtu në mënyrë korrekte të sillemi lidhur me atë për të cilën është arritur marrëveshje. Në këtë një vit, një pjesë e tyre, ndoshta për arsye se ndjen që shumicën në Parlament nuk e ka VMRO-DPMNE-ja sepse ka 56 deputetë dhe në ndonjë mënyrë shumicën e mbulon BDI me deputetët e vet, apo ndoshta për ndonjë arsye tjetër, nuk e di, ka lëshime nga ajo praktikë që e kishte BDI. Unë disa herë kam biseduar me kryetarin e BDI-së gjatë muajve të kaluar. Thashë se individë të[ caktuar sillen në mënyrë jokorrekte, që nuk kontribuon as për realizimin e qëllimeve të BDI-së, e as për realizimin e disa gjërave të rëndësishme për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, por vetëm kontribuon për krijimin e tensioneve. Kështu që, në pyetjen tuaj nëse ekziston krizë, gjithsesi se ekziston”, tha Gruevski pas inaugurimit të eko-sistemit të ri transportues të hirit në KXE “Osllomej”.

Ai theksoi se Qeveria funksionon në përbërje të plotë dhe se pas brifingjeve të BDI-së nëse ajo parti vlerëson se diçka e tillë është e nevojshme, VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk i dëshirojmë, por VMRO-DPMNE është e gatshme edhe për një opsion të tillë nëse BDI bën një hap të tillë”, tha Gruevski.

Sipas Gruevskit, për të është me rëndësi të jashtëzakonshme të ruhet ndershmëria lidhur me secilin që janë në partneritet

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *