Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski pas takimit me Ahmetin: Nuk tërhiqem nga vendimi

Gruevski pas takimit me Ahmetin: Nuk tërhiqem nga vendimi

25 gusht-Bisedimet midis Ahmetit dhe Gruevskit që kanë zgjatur për 45 minuta kanë mbetur pa asnjë zgjidhje, ndërsa kanë rënë dakord për vazhdimin e bisedimeve të shtunën ose të dielën. Në rast se liderët e dy partive nuk arrijnë marrëveshje për tejkalimin e krizës qeveritare, atëherë do të pasojë shpërbërja e Parlamentit dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri Gruevski nuk është tërhequr nga pozicioni i tij për të miratuar projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, pjesëmarrës në konfliktin e 2001, duke mos përfshirë në pako edhe zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nga ana tjetër, BDI gjithashtu ka mbajtur qëndrimin e saj që projekt-ligji i ri të përfshijë edhe zgjidhjen e statusit të UÇK-së, ose ky projekt – ligj të tërhiqet nga procedura parlamentare. Bisedimet midis Ahmetit dhe Gruevskit që kanë zgjatur për 45 minuta kanë mbetur pa asnjë zgjidhje, ndërsa kanë rënë dakord për vazhdimin e bisedimeve të shtunën ose të dielën. Në rast se liderët e dy partive nuk arrijnë marrëveshje për tejkalimin e krizës qeveritare, atëherë do të pasojë shpërbërja e Parlamentit dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Burime qeveritare i thanë agjencisë së lajmeve INA se fundjava do të jetë vendimtare lidhur me fatin e koalicionit aktual qeverisës. Tensionet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së në Sllupçan me praninë edhe të pjesëtarëve të ARM-së, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.ABC NEWS

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *