Home / Lajme / Maqedoni / Gruevskit dhe Ahmeti u takuan por nuk u morrën vesh

Gruevskit dhe Ahmeti u takuan por nuk u morrën vesh

24 gusht-iderit të BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret. Gruevski dhe Ahmeti që të dy kanë mbetë në qëndrimet e tyre, diametralisht të kundërta për zhvillimet e fundit në vend. Dy liderët e partive më të mëdha në vend gjatë takimit të sontëm më tepër kohë kanë harxhuar duke arsyetuar vendimet e marra nga subjektet e tyre, për përkuljen e ministrave dhe oficerëve të ARM-së para dëshmorëve të UçK-së në Sllupçan, dhe vendimi për propozim ligjin e branitellave.

Takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret. Gruevski dhe Ahmeti që të dy kanë mbetë në qëndrimet e tyre, diametralisht të kundërta për zhvillimet e fundit në vend. Dy liderët e partive më të mëdha në vend gjatë takimit të sontëm më tepër kohë kanë harxhuar duke arsyetuar vendimet e marra nga subjektet e tyre, për përkuljen e ministrave dhe oficerëve të ARM-së para dëshmorëve të UçK-së në Sllupçan, dhe vendimi për propozim ligjin e branitellave. ALSAT M mëson se qëndrim i fundit i liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i prerë: ‘Nuk vazhdon koalicioni, nëse VMRO-DPMNE nuk tërhiqet nga propozim ligji i branitellave’ Pas këtij qëndrimi të Ahmetit, topi është në duart e Gruevskit, do të tërheqë apo jo ligjin mbrapa, pritet të shihet ditët në vazhdim për kur e kanë lënë që dy liderët Gruevski dhe Ahmeti të ndëgjohen ose takohen përsëri. Burime nga VMRO DPMNE thonë se takimi ka qenë i hapur dhe dy liderët kanë hapur të gjitha çështjet ndërsa Gruevski i ka elaboruar liderit të BDI-së deklaratën e tij të dhënë para disa ditëve lidhur me këto ngjarje.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *