Home / Sport / Guardiola: Herët për të parashikuar titullin në Spanjë!

Guardiola: Herët për të parashikuar titullin në Spanjë!

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka treguar se është ende shumë herët për të bërë parashikime për titullin kampion në Spanjë, ku janë luajtur vetëm ndeshjet e para të kampionatit në këtë vend.

41 vjeçari, që siguroi 14 trofe për katalanasit në vetëm 4 vite punë me këtë skuadër, beson se do të duhen të paktën 10 ndeshje para se të mund të bëhet një parashikim për luftën mes skuadrave dhe kush është e favorizuar për të marrë trofeun.
“Do të na duhet të presim të paktën 10 ndeshje para se të japim konkluzionet tona mbi ata që mendojmë se janë favoritë. Si Barça, ashtu edhe Reali, kanë skuadra të mëdha”, tha ish-tekniku i katalanasve para gazetarëve në Nju Jork, ndonëse Barcelona ka që tani 2 pikë avantazh ndaj Realit që nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Valencias në ndeshjen e hapjes.
Guardiola ka vendosur të jetojë në SHBA gjatë vitit të pushimeve, ndonëse ka pranuar se nuk është shkëputur nga futbolli dhe sheh sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur.
“Vazhdoj të ndjek ndeshjet me interes. Kur bëhesh trajner, je gjithmonë një i tillë. Këtë vit shpresoj të mësoj më shumë për mënyrën amerikane të jetesës. Gjithashtu shpresoj të përmirësoj anglishten time dhe atë të fëmijëve të mi. Kjo është ajo që kam vendosur të bëj në këtë vit”, tha trajneri spanjoll që mbetet një nga më të kërkuarit në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *