Home / Lajme / Maqedoni / Halimi pasues i Xhaferit

Halimi pasues i Xhaferit

29 gusht-”Ai është një figurë jashtëzakonisht stabile e jetës politike të shqiptarëve të Maqedonisë këtyre 20 viteve të fundit. Ju duhet të keni parasysh se ai është edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike Popullore e cila u bashkua me PPDSH-në dhe formuan PDSH-në. Është një kontinuitet i veprimit politik të PDSH-së, të unifikimit dhe bashkimit të forcave përparimtare dhe progresive të shqiptarëve”, tha Thaçi.

Iljaz Halimi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptar. Halimi në këtë post e zëvendëson Arbër Xheferin, i cili ndërroi jetë dy javë më pare. Ai unanimisht u zgjodh në mbledhje e sotme të Kuvendit qendror. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, menjëherë pas zgjedhjes deklaroi se Halimi është personi më stabil në jetën politike të shqiptarëve të Maqedonisë këtyre 20 viteve të kaluara. ”Ai është një figurë jashtëzakonisht stabile e jetës politike të shqiptarëve të Maqedonisë këtyre 20 viteve të fundit. Ju duhet të keni parasysh se ai është edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike Popullore e cila u bashkua me PPDSH-në dhe formuan PDSH-në. Është një kontinuitet i veprimit politik të PDSH-së, të unifikimit dhe bashkimit të forcave përparimtare dhe progresive të shqiptarëve”, tha Thaçi.
Ndryshe, deri tek ky zevendesim erdhi si pasoje e vdekjes se ish kryaterit te nderit te kesaj partie Arber Xhaferi, i cili qe nga viti 2007 ishte ne krye te kuvendit qendror te kesaj partie, pas terheqesjes nga posti i kryetarit te partise.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *