Home / Lajme / Maqedoni / Hapet takimi i VII-të shkencor i Institutit ‘Alb – Shkenca

Hapet takimi i VII-të shkencor i Institutit ‘Alb – Shkenca

30 gusht-Siç citohet në njoftimin e Zyrës për informim të USHT-së, në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se ky manifestim shkencor me karakter ndërkombëtar mund të luaj rol madhor dhe do të kontribuojë për avancimin e shoqërisë sonë.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, mori pjesë në hapjen solemne të Takimit të shtatë ndërkombëtar me radhë të Institutit “Alb-Shkenca”, me temë: “Mendimi shkencor gjithëshqiptar në pragshekullin e dytë të pavarësisë kombëtare”, i cili u mbajt në Shkup.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Institutit, Alb-Shkenca, Niko Qafoku, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, rektori i UEJL, prof. dr. Zamir Dika, Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Fabio Kristiani, kryetarja e degës së Institutit në Kosovë, Shpresa Hoxha, kryetari i degës në Shqipëri, Ali Maliqi, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, prof. dr. Shefqet Zekolli, etj.

Siç citohet në njoftimin e Zyrës për informim të USHT-së, në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se ky manifestim shkencor me karakter ndërkombëtar mund të luaj rol madhor dhe do të kontribuojë për avancimin e shoqërisë sonë.

“Ky aktivitet i radhës i Institutit të ALB-SHKENCA, i cili mbështetet edhe nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, si dhe institucione të tjera të rëndësishme, dëshmon për vlerat shkencore që përcjell nga viti në vit, por këtë vit vjen më i veçantë, aq më tepër kur organizohet në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”, theksoi rektori Ameti, duke shtuar se arsimi ka rolin kryesor në ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre veçorive, prandaj ne të gjithë duhet të angazhohemi në forcimin e institucioneve arsimore, sepse kanë mision të shenjtë për arsimimin, edukimin, emancipimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Në këtë vit historik për kombin tonë, besojmë fuqishëm se ky Takim shkencor me karakter ndërkombëtar do të luaj rolin e tij madhor dhe do të sjellë nxitje të reja për studimin albanologjisë dhe do të kontribuojë edhe më tepër për afrimin e punonjësve shkencorë, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shoqërisë sonë”, përfundon fjalimin e tij Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti .

Takimi VII ndërkombëtarë i Institutit “Alb Shkenca” punimet do t’i vazhdojë në ambientet e studimeve të disperzuara të USHT-së, në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *