Home / Sport / Hasani shkëlqen në fitoren e Maqedonisë

Hasani shkëlqen në fitoren e Maqedonisë

“Vërtet jam i kënaqur me lojën time dhe mënyrën se si përshtatemi në sulm me Pandevin. Në minutat që isha në lojë dhashë maksimumin e mundësive të mija dhe besoj seleksionuesi të ketë mbetur i kënaqur. Më vjen keq që nuk arrita të realizoj një rast të mirë që kisha, por me rëndësi është loja e mirë dhe fitorja që kthen atmosferën pozitive në kombëtare, para startit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Brazil 2014”, deklaroi pas ndeshjes me Lituaninë, tetovari Ferhan Hasani.

Maqedonia ka mundur të mërkurën Lituaninë me rezultat 1:0 në takimin kontrollues në Shkup, në të cilën përvec kapitenit dhe autorit të golit të fitores Goran Pandev, në qendër të vëmendjes ishte tetovari nga rradhët e Ëolfsburgut, Ferhan Hasani. Pas një pjese të parë pa gola dhe pa raste shënimi, inkuadrimi i Hasanit në pjesën e dytë bëri diferencën dhe ndikoi drejtëpërsëdrejti në ndryshimin e kahjes së lojës. Prania e Hasanit ngjalli lojën e Maqedonisë, solli kreativitet në fushë, ndërsa depërtimet, shpejtësia dhe pasimet e sakta kontribuan në një Maqedoni ofenzive, që krijoi tre katër raste shënimi, prej të cilave shfrytëzuan një në minutën e 54. Aksioni i golit ishte i mrekullueshëm, me Agim Ibraimin që nisi gjithcka, pasoi për Hasanin që prodhoi një assist të përkyer me vertikalizim drejt Pandevit, ndërsa kapiteni i Maqedonisë solli përfundim të qetë për epërsi të Maqedonisë. Më vonë Hasani dhe Pandev sollën tjetër aksion të përkreyr me kombinime të sakta në hapsirë, mirëpo për fat të keq Hasani nuk arriti të shënojë. Në vazhdim Pandev dhe Hasani sollën edhe disa depërtime dhe raste shënimi, rezultati mbeti 1:0, mirëpo përfundimisht u pa qartë se futbollisti i Ëolfsburgut dhe sulmuesi i Napolit janë dyshe e shkëlqyeshme për sulmin e Maqedonisë. “Vërtet jam i kënaqur me lojën time dhe mënyrën se si përshtatemi në sulm me Pandevin. Në minutat që isha në lojë dhashë maksimumin e mundësive të mija dhe besoj seleksionuesi të ketë mbetur i kënaqur. Më vjen keq që nuk arrita të realizoj një rast të mirë që kisha, por me rëndësi është loja e mirë dhe fitorja që kthen atmosferën pozitive në kombëtare, para startit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Brazil 2014”, deklaroi pas ndeshjes me Lituaninë, tetovari Ferhan Hasani, i cili nuk deshi shumë të komentojë rreth faktit që ushtruesi i detyrës Goce Sedllovski nuk e kishte përfshirë në formacionin bazë. “Nuk dua të komentoj vendimet e trajnerëve, ata vendosin vetë dhe përgjigjen për lëvizjet që bëjnë, ndërsa unë atë që kam e them në teren. Besoj që dhash përgjigjen e duhur në pjesën e dytë të takimit me Lituaninë”, tha Hasani, i cili menjëhrë pas ndeshjes ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku është bashkuar me skuadrën e Ëolfsburgut. Ekipi i tij të shtunën ka ndeshje me skuadrën e ligave rajonale FC Schönberg në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ndërsa më pas javën e ardshme është mysafire e Shtutgardit në xhiron e parë të Bundesliës. “Kam luajtur në pjesën më të madhe të ndeshjeve kontrolluese dhe besoj që trajneri Magat të më përfshijë në 18-shen për këta përballje. Nëse më jepet rasti të luaj, do jap maksimumin që të dëshmojë cilësitë e mija. Ndryshe Ëolfsburgu kërkon fitore në të dyja këto takime, pasi ambiciet e skuadrë këtë vit janë sa më lartë që mundet në tabelë dhe Kupë, përfundoi ish-futbollisti Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *