Home / Lajme / Maqedoni / Hashim Thaçi nderon me akademi përkujtimore veprën e Xhaferit

Hashim Thaçi nderon me akademi përkujtimore veprën e Xhaferit

17 gusht-Në këtë akademi përkujtimore kushtuar këtij kolosi shqiptarë z. Arbën Xhaferi do të merë pjesë edhe delegacioni i PDSH-së i udhëhequr nga Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi.

Për nder të jetës dhe veprimtarisë së Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PDSH-së, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës zHashim Thaçi, sot ne prishtin mbahet akademi përkujtimore ne Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në këtë akademi përkujtimore kushtuar këtij kolosi shqiptarë Arbën Xhaferi merë pjesë edhe delegacioni i PDSH-së i udhëhequr nga Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
Ndërkohë që telegram ngushllimet nga të gjitha anët nuk kanë ndalur për familjen e Xhaferit dhe PDSH-së. Poeti dhe gazetari Agim Jazaj nga Vlora gjatë ditës së djeshme ka shkruar një poezi kushtuar kolosit të politikës shqiptare Arbër Xhaferi të titulluar Vlorën e ka mbuluar zia.Ndryshe, Arbër Xhaferi gjatë ditës së djeshme është varrosur në varrezat muslimane në Tetovë, ku mijëra qytetarë I dhanë lamtumirën e fundit njeriut që shpesh herë ishte quajtur si radikal në qëndrimet e tij rreth shtetit të Maqedonisë dhe bashkëjetesës mes maqedonasve dhe shqiptarëve, duke kërkuar një marrëveshje Historike mes dy komuniteteve.Ai ndërroi jetë të mërkurën pas dite pas një gjakderdhje në tru. Në varrimin e tij dhe në mbledhjen komemorative morrën pjesë shumë politikanë nga vendi, Kosova dhe Maqedonia, pjesetarë nga shoqëria civile, qytetarë, bashkëpunëtorë, rektorët e dy universiteteve të Tetovës, ndërsa mos prania e Ali Ahmetit në ceremoninë e varrimit, një prej kundërshtarëve më të mëdhenj në politikën shqiptare, pritet të jetë arenë akuzash mes dy partive më të mëdha shqiptare. Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë Xhaferi, se Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, njoftojnë mediat në Maqedoni.Pritet që nga PDSHpja këtyre ditëve të dalin me qëndrim për këtë deklaratë të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *