Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika do të sfidojë Sadi Bexhetin

Hazbi Lika do të sfidojë Sadi Bexhetin

14 gusht-Hazbi Lika , aktualisht që mban postin e sekretarit administrativ të BDI-së, ka më shumë ndikim në degën e Tetovës dhe përkrahet nga shumica e kësaj dege si kandidat për kryetar komune nga radhët e partisë shqiptare në pushtet. Burime tona madje shkojnë më larg, duke thënë se 100 përqind kandidat i BDI-së do të jetë Lika.

Urim Hasipi

Për postin e kryetarit të komunës së Tetovës si duket do të kemi një garë të njejtë si në vitin 2009, kur në garë ishin Hazbi Lika nga BDI-ja dhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja. Hazbi Lika , aktualisht që mban postin e sekretarit administrativ të BDI-së, ka më shumë ndikim në degën e Tetovës dhe përkrahet nga shumica e kësaj dege si kandidat për kryetar komune nga radhët e partisë shqiptare në pushtet. Burime tona madje shkojnë më larg, duke thënë se 100 përqind kandidat i BDI-së do të jetë Lika. Ndryshe, pas publikimit të lajmit nëpër disa portale, se kandidat i BDI-së për kryetarë komune në Tetovë do të jetë Hajrullah Hasani, i kontaktuar nga Televizioni Koha, Hasani ka hedhur poshtë të gjitha informacionet se është duke lobuar dhe u përgatitur për tu kandiduar. Hasani, gjatë bisedës telefonike, ka mohuar të ketë qenë në Tiranë për kurs oratorie për pjesëmarrje nëpër tubime parazgjedhore.
“Jam i angazhuar në punën time private dhe cdo herë që ka rikostruime dhe zgejdhje emri im përmendet si kandidat por ju them se në këtë drejtim nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me informacionet në fjalë”, ka deklaruar Hasani. Burime nga Dega e Tetovës pranë Bashkimit Demokratik për Integrim i kanë thënë Televizionit Koha se kandidat më i mundshëm për kryetar do të jetë sekretari administrativ dhe ish kryetari i komunës së Tetovës Hazbi Lika. Sipas burimit tonë, Lika dhe Hasani, nuk do të kenë garrë mes veti në parti, pasi që të dy kanë qenë bashkërisht student në Tiranë, kurse gjatë mandatit të Hazbi Likës, 2004-2009, Hajrullah Hasani, ka qenë drejtor në Geoinzhenjering dhe në Ndërmarrjen Publike Komunale Tetova-Tetovë. Një kohë të shkurtë Hasani ka qenë edhe drejtor në ndërmarrjen Makedonija Pat, por dha dorëheqje mënjëherë pasi që kjo ndërmarrje ishte në borxhe të mëdha. Hazbi Lika është kandidati i mundshëm i BDI-së për kryetarë komune në Tetovë ka thënë burimi ynë në këtë parti, duke theksuar se deri në momentin kur do të vendoset për kandidatin në opinion do të qarkullojnë emra të ndryshëm, por Lika është njeriu që gëzon mbështetje në degën e Tetovës. Ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2009, në garat për kryetarë komune në Tetovë, Hazbi Lika, humbi në garën e tij për mandat të dytë nga kundërkandidati i tij, që vinte nga radhët e PDSH-së dhe kryetarë aktual i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kurse ky i fundit është konfirmuar se do të jetë sërish kandidat i kësaj partie për postin e të parit të komunës së Tetovës nga PDSH-ja. Tv Koha

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *