Home / Lajme / Maqedoni / Hilal” me aksion humanitar edhe në Strugë

Hilal” me aksion humanitar edhe në Strugë

14 gusht-“Duke e ditur nga ajo që na mëson Kur’ani Famëlartë se besimtari të ketë dhe të njihet me zemërgjëresinë.Solidar i ndjeshem i përgjegjshëm ,sidomos me kategorin e cila vuan nga skamja,ku edhe vetë ne agjëruesit e ndjem urinë dhe etjen për cdo ditë, e dimë cdo të thotë të kesh uri dhe etje ”shtoi Salim Sulejmani, koordinatori I BFI-së në Strugë.

Në qytetin e Strugës si dhe në disa fshatra të saj ”Hilal”,organizatë humanitare që funksionon në kuadër të BFIM-së , dje (e dielë)për skamnorët shpërndau rreth 120 pako me ndihma ushqimore , të cilat ju dorzuan nevojtarëve nga Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, si dhe nga Nasi Shehu, anëtar i Kryesisë së kësaj organizate humanitare .Gjithashtu ”Hilal” , në një nga lokalet e qytetit shtroi një iftar ku morën pjesë qytetar dhe nevojtar të shumtë nga Struga, dhe rrethina.
Feja islame është kongolerat i gjërë i normave, rregullave, parimeve dhe dispozitave përmes së cilave mëtohet që shoqëria njerzore të ngrihet në një shkallë të lartë të piadestalit human. Solidariteti dhe humanizimi janë parime të cilat në forma dhe mënyra të ndryshme i përmed Kur’ani famëlartë dhe na porosity që edhe neve nëse dëshirojmë të stolisim dhe zbukurojmë moralin dhe sjelljen tonë dhe ndaj tjerëve të jemi human dhe bujar” , potencoi Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal, njëkohësisht falënderoi deganë e HILAL në Strugë në krye me kordinatorin e Strugës për kontributin, angazhimin , siqeritetin që e ka treguar në lidhje me zhvillimin e këtij aksioni.
Për kordinatorin e Myftinisë së Strugës, Ramazani është muaji i solidaritetit ,pastërtisë, ngritjes shpirtërore dhe shtrirjes së duarve të mirësisë.
“Duke e ditur nga ajo që na mëson Kur’ani Famëlartë se besimtari të ketë dhe të njihet me zemërgjëresinë.Solidar i ndjeshem i përgjegjshëm ,sidomos me kategorin e cila vuan nga skamja,ku edhe vetë ne agjëruesit e ndjem urinë dhe etjen për cdo ditë, e dimë cdo të thotë të kesh uri dhe etje ”shtoi Salim Sulejmani, koordinatori I BFI-së në Strugë.
Në qytetin e Strugës nuk është hera e parë që ”Hilal” bën aksione te keti lloji potencon Sulejmani . Ai tregon se brenda 1viti radhiten diku 8 aksione, në ndihmë të nevojtarëve falë donatorëve të cilët e mbështesin fuqishëm këtë organizatë humanitare dhe gjithmonë janë në gjendje të ndihmojnë aty ku është nevoja. ”Këto ditë ne regjistruan sërish një akt humanitar nga Esat Dauti me punë të përkohëshme në Zvicër i cili O.H.”HILAL” degës së Strugës dhe xhamisë te Lulishtja i dhuroi një makinë .Zoti i shperbelftë të gjithë ata që ndihmuan dhe ndihmojnë në realizimin e këtyre aksioneve humanitare”, përfundoi Sali ef. Sulejmani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *