Home / Lajme / Maqedoni / Hoda:Branitellat kanë beneficione, Gruevski demostron forcë

Hoda:Branitellat kanë beneficione, Gruevski demostron forcë

20 gusht-Cdo deklarim është vetëm nëncim i luftës dhe dëshmorëve, prandaj OVLUCK-ja brenda këtyre 4 viteve të fundit nuk mer pjesë në asnjë manifestim dhe nuk organzion asnjë ceremoni duke pozuar apo reklamuar apo përfituar mbi gjakun e dëshmorëve sic po bëjnë disa të ashtuqjatur komandant apo të ashtuqjatur përfaqësues të luftës, duke shkelur mbi gjakune dëshmorëve dhe duke mbushur xhepat”, tha Hoda për Tv Kohën.

Duke komentuar propozimin e VMRO-DPMNE-së që me ligj të mbrojë branitellat, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Besim Hoda thotë se kjo është vazhdimësi e demostrimit të forcës të VMRO-DPMNE, njejtë sikur dënimin që mer vazali prej pronarit kur bën ndonjë lëshim.
Hoda përmes një lidhje telefonike ka deklaruar për televizionin Koha, se sa i përket ligjit, ne nuk mund të besojmë se mund të përfitojnë më shumë nga ajo që kanë pasi që ligji aktual për të ashtuquajturiot Branitella është një ligj që u ofron beneficione atyre. “Tendenca e miratimit të këtij ligji në paralment është demostrim force ndaj shqiptarëve për shkak se ata kanë beneficione jashtëzakonisht shumë të majme, dhe kjo është tendencë nëncimi partisë shqiptare pra ndaj BDI-së dhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë të ngrejnë kokën ashtu siç ngriti kokën i ashtuquajturi ministër I mbrojtjes Fatmir Besimi duke menduar se e ka kryer obligimin ndaj UCK-së.Do të doja që të ishte ashtu për të demostruar këta zotëri se vërtet I nderojnë veprat e dëshmorëve dhe me të vërtetë kanë vendosur përfundimisht që punën të cilën duhet ta bëjnë, duhet ta bëjnë me nder dhe të mbrojnë interesin shqiptarë atëherë duhet që këta zotëri nesër pavarësisht miratohet apo jo, sepse ligji ekziston sepse brantilleat i posedojnë të gjitha beneficionet duhet të parashtrohet një propozim ligj për pjesëtarët e UÇK-së dhe nëse nuk realizohet automatikisht duhet të lëshohet qeveria”, deklaroi Hoda për televizionin Koha. Ndryshe nga kjo, Hoda mendon se e gjithë kjo do të jetë një blof politik I ekspozimit patriotik në thojza, të disa individëve të cilët nuk u kyçën atëherë kur kombi dhe UCK-ja kishin më shumë nevojë por tani vetëm ekspozohen duke u bërë patriot brenda natës. “Ne nuk mund të bëjmë ultimatume të tipit alla Fazli Veliu, dhe pastaj ta mbyllin telefonin ose ta gëlltisim.Meqë asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk i ka përfillur kërkesat edhe pse e kanë deklaruruar se e kanë prioritet zgjidhjen e ish pjestarëve dhe familjeve të dëshmorëve na mbetet që vetë të punojmë dhe jemi të bindur se duke punuar jo vetëm të japim ultimamtume por sinqerisht të zgjedhim problemin dhe jo përmes subjekteve akltuale politike shqiptare, por mbetet për të gjetur alternativa. Cdo deklarim është vetëm nëncim i luftës dhe dëshmorëve, prandaj OVLUCK-ja brenda këtyre 4 viteve të fundit nuk mer pjesë në asnjë manifestim dhe nuk organzion asnjë ceremoni duke pozuar apo reklamuar apo përfituar mbi gjakun e dëshmorëve sic po bëjnë disa të ashtuqjatur komandant apo të ashtuqjatur përfaqësues të luftës, duke shkelur mbi gjakune dëshmorëve dhe duke mbushur xhepat”, tha Hoda për Tv Kohën. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *