Home / Lajme / Maqedoni / HODA:Kërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së

HODA:Kërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së

28 gusht-“Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të ndërgjegjësohet për punën që ka bërë dhe besoj që një njeri të cilit i atribuohet një sakrificë e tillë e madhe, lufta në Kosovë, lufta në Maqedoni, nuk mund të sillet në mënyrën siç po e shohim tani. Është koha që politikanët shqiptarë në Maqedoni të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë gjakun e dëshmorëve të rënë në të gjitha luftërat”, ka thënë Hoda.

Kërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së
28/08/2012 01:25

Përveç projekt-ligjit të VMRO-DPMNE-së që anashkalon luftëtarët shqiptarë nga të drejtat e veçanta që parashihen vetëm për ushtarët maqedonas, veteranët e UÇK-së në Maqedoni po ballafaqohen edhe me provokime të tjera.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda, tha se policia dhe autoritetet kufitare për disa muaj me radhë janë duke provokuar dhe kërcënuar atë por edhe pjestarët e tjerë të kësaj organizate.

“Një nga pjesëtarët tanë, duke kaluar kufirin është ndaluar për disa orë në pikën kufitare të Jazhincës dhe është kërcënuar se, pavarësisht se për ku lëvizin pjesëtarët tanë, nëse nuk janë të dëgjueshëm mund të marrin plumb në kokë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni. Sepse shërbimet e Maqedonisë janë gjoja shumë të organizuara dhe armikun e ndjekin në çdo hap”, ka deklaruar Hoda.

Sipas tij, një veprim i tillë po ndodh edhe me bashkatdhetarët që punojnë jashtë shtetit, të cilët sa herë që shoqërohen me veteranët, ndalohen nga organet e policisë dhe pyeten për veprimet e organizatës.

Duke folur për projekt-ligjin problematik të VMRO-DPMNE-së që ka shkaktuar krizë në koaliconin qeveritar, Hoda tha se për shqiptarët është e papranueshme që të miratohet një ligj ku UÇK kualifikohet si organizatë ekstremiste dhe terroriste.

Ai ftoi zyrtarët e BDI-së që të angazhohen më tepër për të ndërprerë këtë fushatë nënçmuese të palës maqedonase kundër luftëtarëve shqitparë.

“Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të ndërgjegjësohet për punën që ka bërë dhe besoj që një njeri të cilit i atribuohet një sakrificë e tillë e madhe, lufta në Kosovë, lufta në Maqedoni, nuk mund të sillet në mënyrën siç po e shohim tani. Është koha që politikanët shqiptarë në Maqedoni të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë gjakun e dëshmorëve të rënë në të gjitha luftërat”, ka thënë Hoda.

Fushata kundër UÇK-së nisi pas përkuljes së ministrit të Mbrotjes Fatmir Besimi, para një qendre memoriale të UÇK-së. Pas këtij akti, kryeministri Gruevski e quajti UÇK-në një organizatë ekstremiste, ndërsa partia e tij dorëzoi projekt-ligjin për të drejta të veçanta vetëm për ushtarët maqedonas pjesmarrës në konfliktin e vitit 2001.

Të gjitha këto ngjarje kanë tensionuar raportet mes partnerëve të koalcionit qeveritar dhe nuk përjashtohet mundësia për rënien e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *