Home / Lajme / Maqedoni / Hoxhaj: Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira

Hoxhaj: Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira

2 gusht-Në letrën, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e shtetit fqinj, për këtë festë shtetërore, bëri të ditur MPJ kosovare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës së Maqedonisë.

Në letrën, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e shtetit fqinj, për këtë festë shtetërore, bëri të ditur MPJ kosovare.

Në urimin ai i thekson, siç thotë relacionet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, të karakterizuara nga bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në shumë fusha, duke shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Besoj se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi mes dy shteteve dhe dy popujve edhe më tej do të thellohen”, qëndron në urimin e Hoxhaj drejtuar Poposkit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *