Home / Sport / Hulio Cesar i jep lamtumirën Interit

Hulio Cesar i jep lamtumirën Interit

“Kanë qenë 7 vite të bukura dhe të mbushur me suksese por pas pak ditësh, aventura ime me fanellën e Interit do të përfundojë. Ju falënderoj të gjithë ju tifozëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj periudhe dhe ju uroj gëzime të tjera”, ishin fjalët e portierit.

Mungon vetëm zyrtarizimi por Hulio Cesar është shumë pranë largimit përfundimtar nga Interi. Vetë futbollisti e ka konfirmuar këtë largim me fjalët që ka shkruar në adresën e tij zyrtare të Facebook, drejtuar të gjithë tifozëve zikaltër.

“Kanë qenë 7 vite të bukura dhe të mbushur me suksese por pas pak ditësh, aventura ime me fanellën e Interit do të përfundojë. Ju falënderoj të gjithë ju tifozëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj periudhe dhe ju uroj gëzime të tjera”, ishin fjalët e portierit.

Nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i radhës i futbollistit, por për të, gjatë kohëve të fundit, është interesuar skuadra e Totenhem, ku trajner është Vijas Boas, ish-ndihmësi i Murinjos kur ky i fundit drejtonte Interin.

Klubi është gati të lërë futbollistin të lirë të largohet, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2014 me zikaltërit. Nga largimi i tij, Inter do të kursente rreth 18 milionë euro, duke parë rrogën e lartë prej 4.5 milionë eurosh që ai përfiton dhe taksat që paguhen për të.

Me këto para, bashkuar atyre të shitjes së Kastanjos e Vivianos, si dhe shumë shpejt të Pacinit, do të synohet të blihet Lukas Moura i Sao Paulos.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *