Home / Lajme / Maqedoni / Hulumtim për inkuadrimin e nxënësve në mësim

Hulumtim për inkuadrimin e nxënësve në mësim

1 gusht-
Mësimi interaktiv është obligim ligjor dhe për këtë arsye masë e fundit janë inspektorët e arsimit. Horvatoviq tha se dënimet janë në të holla, por nuk saktësoi se sa është shuma dhe se valla dikund është shqiptuar një sanksion i tillë

Nxënësit nga mësimi në klasë janë më së shumti aktiv dhe të inkuadruar nëpër orë, ndërsa në shkollat e mesme, posaçërisht në atë profesionale, interaksioni është më i dobët, ka treguar hulumtimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për zhvillim të arsimit.

Në mësimin e lëndëve, nga klasa e pesë deri në të nëntën, nxënësit janë të kënaqur nga mënyra në të cilën realizohet mësimi, edhe pse ka shkolla – edhe në mjediset rurale dhe urbale ku mësimi është ende është frontal, gjegjësisht dominon lëgjërimi i mësuesit pa inkuadrimin e nxënësve.

Qëllimi i hulumtimit është të zbulohet dhe tejkalohet kjo metodë e vjetëruar dhe nxënësit të kenë atmosferë të këndshme nëpër orë, të jenë aktiv dhe rkeativ, t’i theksojnë qëndrimet e tyre dhe të parashtrojnë pyetje, të hulumtojnë dhe t’i mësojnë mësimet në mënyrë zbavitëse dhe me mjete mbikëqyrëse bashkëkohore, ndërsa materiali nga çdo fushë të jetë i digjitalizuar dhe vizual.

Hulumtimi është realizuar nga prilli deri në qershor të këtij viti dhe se janë përfshirë 2.670 nxënës në shkollat fillore dhe 1.643 në ato të mesme dhe janë përdorur dy instrumenta – pyetësore anketues dhe observimi në orë.

“Është evidente se sa më e madhe është mosha e nxënësve, ata kanë nevojë më të madhe për inkuadrim në mësim. Do të thotë, ata veten e shohin si participient aktiv në mësim dhe dëshirojnë t’i theksojnë mendimet e tyre. Nga ky hulumtim dalin rekomandime se në çfarëdo lloj mënyre nevojitet që t’i inkurajojmë nxënësit që ta kuptojnë mësimin si proces në të cilin ata duhet në mënyrë aktive të marrin pjesë”, tha Vesna Horvatoviq, drejtoreshë e Byrosë për arsim në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin resor Pançe Kralev.

Rol të madh kanë mësimdhënësit dhe për këtë arsye rekomandohet, shtoi Horvatoviq, që gjatë studimeve në fakultetet pedagogjike, para se të bëhen mësimdhënës, ata duhet të kenë shumë orë praktikë në shkolla.

Mësimi interaktiv është obligim ligjor dhe për këtë arsye masë e fundit janë inspektorët e arsimit. Horvatoviq tha se dënimet janë në të holla, por nuk saktësoi se sa është shuma dhe se valla dikund është shqiptuar një sanksion i tillë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *