Home / Sport / Huseini stërvitet me intenzitet të plotë

Huseini stërvitet me intenzitet të plotë

“Më në fund kam filluar të stërvitem me intenzitet të plotë edhe pse ende duhet të kem kujdes. Punoj me grupin dhe tani e shoh se sa më ka munguar futbolli aktiv. Ky dëmtim më pezulloi gjatë kohë, erdhi në moment të keq pasi isha në formë shumë të mirë, por gjithsesi se gjëra të këtilla ndodhin në sport. Besoj të dal më i fortë nga ky moment dhe shpresoj të kthehem shpejtë në formën time të vjetër”, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Useini.

Pasi ngadalë turbullinat në skuadrën e Shkëndijës së Tetovës po marrin fund dhe ekipi është duke u normalizuar në seancat stërvitore, në mesin e futbollistëve që ushtrojnë me intenzitet maksimal është edhe mesfushori Muhamet Useini. I lënduar në sezonin vjeshtor të vitit 2011 në duelin Napredoku-Shkëndija në Kërçovë, fraktura në këmbë mesfushorin e la jashta tereneve për një kohë të gjatë. Fillimisht u mendua se ai do të rrikthehej në fund të sezonit të kaluar, mirëpo duke mos dashur të rrezikojë, Useini nuk luajti as në kualifikimet për Liga Evropa. Gjithsesi gjatë gjithë kohës ka ushtruar dhe ka kryer terapitë e duhura dhe duket se ngadalë ka ardhur momenti kur mund të mendojë për rrikthim të plotë. “Më në fund kam filluar të stërvitem me intenzitet të plotë edhe pse ende duhet të kem kujdes. Punoj me grupin dhe tani e shoh se sa më ka munguar futbolli aktiv. Ky dëmtim më pezulloi gjatë kohë, erdhi në moment të keq pasi isha në formë shumë të mirë, por gjithsesi se gjëra të këtilla ndodhin në sport. Besoj të dal më i fortë nga ky moment dhe shpresoj të kthehem shpejtë në formën time të vjetër”, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Useini, i cili më pas duke mos dashur të flasë për problemet që përfshinë tetovarët kohëve të fundit. “Besoni se s’pëlqej shumë të flas për gjëra që s’kanë të bëjnë me futbollin, pasi më intereson vetëm ajo që ndodh në teren, pasi për atë punë jam vendosur. Meqë kërkuat mendim, do të them se vërtet klubi kishte një krizë, ka disa vonesa në pagesë, mirëpo këto gjëra ndodhin edhe në skuadra tjera. Me që se drejtuesit e klubit na premtojnë se së shpejti gjithçka do të rregullohet, nuk shoh arsye përse mos t’u besojmë edhe pse gjithçka ka kufij. Personalisht mendoj se duhet të koncentrohemi në përgatitjet tona në teren dhe gjërat tjera besoj se do të pastrohen së shpejti”, tha ‘Meti’. Duke parë se këta probleme kanë ndikuar në skuadër, ndërsa pas largimit të trajnerëve, jashta ekipit kanë mbetur kapiteni Mustafi si dhe Elmazovski e Velii, Useini mendoj se ekipi duhet të tentojë të nxjerë maksimumin në këtë moment. “Këta ndodhi sigurisht se kanë ndikim të drejtëpëdrejtë në skuadër dhe duhet që të tentojmë t’i menjanojmë. Drejtuesit u vendosën për ndryshimet dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat. Gjithsesi besoj që me ndonjë përforcim shtesë Shkëndija në sezonin e ri do të jetë përsëri e denjë për të sulmuar kreun e tabelës”, përfundoi njëri prej futbollistëve kyç të Shkëndijës, Muhamet Useini.

Elmedin Rexhepi në Gjermani?

Mefushori ofenziv i Shkëndijës Elmedin Rexhepi edhe pse për momentin nuk mendon të lëvizë prej ekipit ‘kuqezi’, gjithsesi se duket në të ardhmen mund të transferohet në Gjermani. Për momenin nuk ka diçka konkrete, mirëpo risia është se Rexhepi para disa ditësh ka zyrtarizuar fejesën e tij me një vajzë që qëndron në Gjermani dhe sigurisht se në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që të lëvizë drejt këtij vendi. Normal, ky obsion mbetet për të ardhmen, pasi ‘Leci’ për momentin duket i koncentruar te skuadra e Shkëndijës. Me këtë rast, stafi i ‘Koha’-s, Elmedin Rexhepit i uron fejesën, duke i dëshiruar çdo të mirë në jetë.

Së shpejti SH.A., s’përjashtohen përforcime

Kryesia e Shkëndijës këto ditë ka qenë maksimalisht e koncentruar në kompletimin e dokumentacionit te nevojshëm për transformimin e klubit në Shoqatë Aksionare. E marta ishte dita e caktuar si afat i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, ndërsa pasi Shkëndija këtë e bëri në kohë, pritet që së shpejti ekipi të marrë vërtetimin për vijimin e procedurës, me çka automatikisht do të ketë të drejtë garimi në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm. Njëkohësisht procedura për transformim do të vazhdojë, ndërsa me përfundimin e të njëjtës, Shkëndija do të jetë Shoqatë Aksionare, ndërsa aksioner i vetëm pritet të jetë Martin Potutchnig me kompaninë Messi Group. Ndërkohë nga e mërkura vëmendja e kryesisë së Shkëndijës pritet të drejtohet kah rregullimi i punëve në skuadër, pritet të bisedohet për emrin e trajnerit të ri, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e angazhimit të ndonjë futbollisti të ri, si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *