Home / Lajme / Maqedoni / Ilirida nis mbledhjen e nënshkrimeve për federalizim e Maqedonisë

Ilirida nis mbledhjen e nënshkrimeve për federalizim e Maqedonisë

20 gusht-Duke parë se për 20 vite nuk është bërë asgjë për çështjen kombëtare shqiptare vendosëm që të regjistrojmë këtë organizatë dhe të ndërmarrim një aksion për mbledhjen e mbi 100 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë për federalizimin e Maqedonisë në dy federate, një shqiptare dhe një maqedonase”, thotë Elmazi

Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (OMDNJ)-Ilirida nisi me mbledhjen e 100 mijë nënshkrimeve për federalizimin e Maqedonisë në dy federate, një shqiptare dhe një maqedonase.

Nëpërmjet një ankete, qytetarët shqiptarë kanë mundësi që të deklarohen se të drejtat e tyre nuk janë të plota pa një federalizim të Republikës së Maqedonisë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve në një republikë të përbashkët me emrin Republika Federale.

Selam Elmazi, kryetar i kësaj organizate thotë për “Lajm” se iniciativa për ndryshime kushtetuese është prej vitit 1992, kur u bë referendum për autonomi politiko – territorial të shqiptarëve në Maqedoni, ku rezultatet e atëhershme ishin mbi 360 mijë. “Një ndër ata organizatorë kam qenë edhe unë, ku për atë organizim u dënova me shtatë vjet burg në vitin 1993, duke më ngjitur një aferë armësh.

Duke parë se për 20 vite nuk është bërë asgjë për çështjen kombëtare shqiptare vendosëm që të regjistrojmë këtë organizatë dhe të ndërmarrim një aksion për mbledhjen e mbi 100 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë për federalizimin e Maqedonisë në dy federate, një shqiptare dhe një maqedonase”, thotë Elmazi. Ai sqaron se pikësynimi i tyre është mbledhja e nënshkrimeve ndërsa më pas do të bëhet formulimi shkencor që do ti dërgohet Parlamentit të Maqedonisë dhe faktorit ndërkombëtarë. “Jam I bindur se kjo formë do të ketë sukses”, thotë ai.

Sipas Elmazit qëllimi kryesor është mbledhja e nënshkrimeve, ndërsa afati kohor nuk luan asnjë rol, edhe pse ai dhe organizata e tij besojnë se Brenda 6-12 muajve do të arrijnë që ti mbledhin nënshkrimet e nevojshme. “Besoj se prej 6 deri në 12 muaj do të arrijmë që ti mbledhim nënshkrimet, edhe pse afati kohor nuk luan asnjë rol. Qëllimi është që ti mbledhim nënshkrimet, pasi nënshkrimi i qytetarëve në këtë anketë është pak i vështirë, pasi kemi emër mbiemër, numrin amë, numri n e telefonit dhe të dhëna të tjera. Nënshkrimi i qytetarit është I pamposhtur. Shqiptarët pa pikë frike duhet ta mbushin këtë anketë, nuk duhet të kenë droje, pasi përgjegjësinë për këtë anketim e kemi ne. Është e drejtë e secilit që të shprehë mendimin e vet”, thotë Elmazi, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të territorit të Iliridës ta nënshkruajnë këtë anketë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *