Home / Lajme / Maqedoni / Instituti Euro-Ballkan u shndërrua në universitet

Instituti Euro-Ballkan u shndërrua në universitet

14 gusht-Për shkak të cilësisë së lartë të arsimit dhe që të mos shterret tregu i punës, universiteti në vit do të regjistrojë vetëm nga 20 studentë në çdo fakultet. Në studiome pasdiplomike, madje, do të regjistrohen të paktën nga 15 në çdo grup studimor. Viti studimor kushton 1.900 euro.

Instituti për hulumtime shoqërore dhe humane Euro-Ballkan shndërrohet në universitet. Kërkesën deri te Këshilli për akreditim e ka dorëzuar në mars të këtij viti, ndërsa vendimin e ka marrë të premten.

Universiteti i ka plotësuar kushtet që të ketë të paktën pesë njësite në përbërjen e saj – do të ketë tre fakultete të reja – për studime kulturore, për antropologji sociale dhe studime për Evropën Juglindore (studime politike), Akademinë për modë dhe disejn dhe Institutin ekzistues për hulumtime shoqërore dhe humane.

“Ideja është që të jemi pionierë në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, të ofrojmë katër dispilnina të reja shkencore të cilat deri më tani nuk kanë ekzistuar dhe të cilat mendojmë se do të jenë interesante”, tha profesori Jovan Donev. Qëllimi është njohja e rajonit dhe për këtë arsye studentët në vitin e parë do të kenë gjuhë të obligueshme maqedonase, shqipe dhe një gjuhë rajonale, krahas gjuhës angleze.

Albert Musliu, kryetar i Këshillit drejtues të Euro-Ballkanit, tha se qëllimi është që të jepen ide të reja për Maqedonisë dhe për rajonin dhe u përgjigj në pyetje të cilat, siç tha, në dekadat e kaluara kanë qenë të menaxhuara vetëm nga politikanët.

“Duam të promovojmë frymë të re të njohjes së mirë të ndërsjellë…Kemi studime në të cilat shumë mësohet për Evropën, ndërsa shumë pak studime në të cilat mësohet për rajonin. Tensionet tona, stereotipet dhe stigmat eventuale të cilat dalin nga ajo paraqiten nga mosnjohja e ndërsjellë dhe mosnjohja e rajonit. Shpresojmë se do të fitojmë kuadro të cilët do të kenë kulturë të përgjithshme, njohuri më të gjëra dhe do të munden që intelektualisht të kontribuojnë për zhvillimin e gjithë shoqërisë”, tha Musliu.

Universiteti do të sigurojë edhe hapësira plotësuese që ta përmbush kriterin hapësiror i cili kërkon 3,5 metra katrorë për student. Do të ligjërojnë rreth 30 profesorë, midis të cilëve edhe personalitete të njohura nga sektori qytetar.

Për shkak të cilësisë së lartë të arsimit dhe që të mos shterret tregu i punës, universiteti në vit do të regjistrojë vetëm nga 20 studentë në çdo fakultet. Në studiome pasdiplomike, madje, do të regjistrohen të paktën nga 15 në çdo grup studimor. Viti studimor kushton 1.900 euro.

Instituti është formua në vitin 1999, ndërsa nga viti 2006 ishte institut shkencor. Në vitin 2007 fitmoi akreditim për studime pasdiplomike – studime gjinore, studime kulturore, studime bizantologjike dhe studime për Evropën Juglindore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *