Home / Sport / Interi ndjek “gjurmët” e De Jong

Interi ndjek “gjurmët” e De Jong

Pasi trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, deklaroi ditën e mërkurë se skuadra e tij nuk ka nevojë për një sulmues tjetër, brenda 24 orësh klubi është vendosur në kërkim të një mesfushori qendre.

Ky rol konsiderohet prej trajnerit si shumë më urgjent për përforcime të reja dhe i preferuari i zikaltërve është holandezi i Manchester City, Nigel De Jong.

27-vjeçari ka një kontratë në skadim deri vitin e ardhshëm dhe kjo i bën më të lehtë bisedimet, me Mancinin që do të kënaqej me vetëm 10 milionë euro.

Paga e tij aktuale, prej 2,5 milionë eurosh në vit, do të ishte lehtësisht e përballueshme edhe nga Interi, që do t’i ofronte një kontratë 4-vjeçare, me përfitim prej tre milionë eurosh në sezon.

Ndonëse pronari Moratti ka thënë më parë se do të përqendrohet tek futbollistët e rinj për të rinovuar skuadrën gjatë kësaj merkatoje, duket se De Jong do të jetë një përjashtim, pasi përvoja e tij e gjtaë, që përfshin edhe 61 ndeshje me kombëtaren, e bën një garanci të sigurt për sukses në Serinë A.

Përsa i përket repartit ofensiv, në shtypin italian përfliten disa emra, midis të cilëve ata të gjermanit Schurrle, Menez, Nene dhe Ramirezit te Bolonjës, ndërsa në ikje është portieri Julio Cesar, që duket se ka një ofertë nga Tottenhami në Premier League.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *