Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov kërkon përgjegjësi për Sllupçanin

Ivanov kërkon përgjegjësi për Sllupçanin

29 gusht-Kreu i Shtetit, i cili është edhe komandant suprem i forcave të armatosura, tha se pjesëtarët e ARM-së të cilët më 13 gusht morën pjesë në ceremoninë e nderimeve në Sllupcanë tek varrezat e dëshmorëve të UÇK-së duhet të mbajnë përgjegjësi.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka komentuar mosmarrëveshjet e fundit të partnerëve të koalicionit qeveritar, duke i ftuar ata që të jenë të përgjegjshëm dhe të punojnë në interes të qytetarëve të vendit.

“Pikëpamjet e ndryshme mes partnerëve të koalicionit në aspektin e demokracinë janë një gjë e zakonshme, por të gjitha mosmarrëveshjet duhet zgjidhur përmes dialogut,” është shprehur Ivanov.

Kreu i Shtetit, i cili është edhe komandant suprem i forcave të armatosura, tha se pjesëtarët e ARM-së të cilët më 13 gusht morën pjesë në ceremoninë e nderimeve në Sllupcanë tek varrezat e dëshmorëve të UÇK-së duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne reaguam menjëherë. Dhashë urdhër për të nisur hetimet dhe Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së konstatoi se ushtria nuk ka marr pjesë në ngjarjen e Sllupcanit. Bëhet fjalë për persona nga Ministria e Brendshme, gjegjësisht nga kabineti i ministrit të cilët e kanë keqpërdorur uniformën e ushtrisë duke krijuar huti gjoja se ushtria ka marrë pjesë në këtë aktë. Kemi filluar të gjitha aktivitetet procedurale dhe pritet që këtë persona të përgjigjen para ligjit, për faktin se është përcaktuar shprehimisht se kush dhe kur mund të vesh uniformën. Shtabi i përgjithshëm do të parashtrojë kërkesë në ministri që këta njerëz të marrin përgjegjësi”, ka deklaruar presidenti i vendit.

Me gjithë kërkesën e presidentit Gjorge Ivanov, nuk janë ngritur procedura për ndëshkim ndaj pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi bënë homazhe në varrezat e të rënëve të UÇK-së në Slupçan të Kumanovës

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *