Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov:ARM-ja nuk vendosi kurora në Sllupçan por kabineti I Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Besimi

Ivanov:ARM-ja nuk vendosi kurora në Sllupçan por kabineti I Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Besimi

15 gusht-Personat e uniformuar në shoqërim të Ministrit të Mbrojtjes, nuk janë në përbërjen e formacionit të Armatës të Republikës së Maqedonisë, por anëtarë të Kabinetit të ministrit” qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë

Lidhur me ngjarjen e fundit në Sllupçan, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas marrjes së informatave relevante nga institucionet kompetente, vlerëson se nuk janë respektuar rregullat dhe procedurat institucionale.Presidenti i Republikës së Maqedonisë kërkon prej të gjithë faktorëve të mos e keqpërdorin Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe përdorimin e uniformës së armatës për qëllime politike, partiake apo çfarëdo qëllime të tjera.Siç qëndron në kumtesën e sotme nga Kabineti, presidenti Ivanov ka kërkuar nga kompetentët zbardhjen e rastit dhe konfirmimin e ekzistimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.”Personat e uniformuar në shoqërim të Ministrit të Mbrojtjes, nuk janë në përbërjen e formacionit të Armatës të Republikës së Maqedonisë, por anëtarë të Kabinetit të ministrit” qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë. endimet për shënimin e ndonjë ngjarje me prani të një delegacioni zyrtar të Qeverisë dhe përbërjes së vetë delegacionit i merr Qeveria me konkluzion. Qeveria nuk ka marrë vendim për shënimin zyrtar të ngjarjes e cila u mbajt dje në Sllupçan e as nuk ka dërguar delegacion qeveritar në këtë ngjarje.
Këtë e theksuan nga pres-shërbimi qeveritar në lidhje me vendosjen e djeshme të luleve në përmendoren e UÇK-së në Sllupçan, në të cilën mori pjese edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi. Përkulja para bustit të dëshmorëve të UÇK në Sllupçan paraqet vendim politik ndërsa nuk është shkelur asnjë dispozit ligjore por përkundrazi është respektuar në tërësi ligji për mbrojtje i republikës së Maqedonisë, thuhet në reagimin me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes (MM). “Vendosja e kurorave me lule nga ana e përfaqësuesve të ARM tek busti i përfaqësuesve të UÇK paraqet kontribut në procesin e pajtimit i cili është i domosdoshëm për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Për disa ndoshta ishte kontestuese edhe përkulja e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi në bustin e përfaqësuesve të ARM të rënë në vitin 2001 por ai vendosi të nderoj ato pasi e ka obligim si ministër i mbrojtjes dhe beson se pajtimi dhe bashkëjetesa janë ardhmëria e vetme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet më tej në reagimin e ministries. Ndërkohë ka reaguar edhe Shtatmadhoria e ARM-së. Në reagimin e Shtatmadhorisë, thuhet se distancohen nga veprimi i djeshëm në Sllupçan. Në reagim gjithashtu thuhet se kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Goranço Koteski nuk ka qenë i informuar nga Ministria e Mbrojtjes. “Personat që ishin në shoqëri të ministrit të Mbrojtjes, janë në përbërje të Ministrisë së Mbrojtjjes”, theksohet në reagim. VMRO-DPMNE nuk është dakord me aktin e djeshëm të vendosjes së luleve në monument të UÇK-së në fshatin Sllupçan në prani të pjesëtarëve të uniformuar të mbrojtjes së Maqedonisë.

Një veprim i tillë nuk pasqyron politikat dhe pikëpamjet politike të VMRO-DPMNE-së. Sipas Partisë së Gruevskit, këto ngjarje nuk çojnë në rritjen e besimit mes qytetarëve të Maqedonisë. Ndërtimi i mirëbesimit bazohet në respektin e ndërsjellë dhe sinqerisht më vjen keq se nuk është kuptuar plotësisht ky përcaktim që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e që është pjesë e Kushtetutës. Këto përcaktime tona janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen dhe prosperitetin e Maqedonisë.Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, pas takimit të sotëm me shefat e Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë dhe ish-ministrave të Mbrojtjes, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të njëzetë të ARM-së.Besimi ka ripërsëritur se homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së janë bërë në frymën e vlerave të Marrëveshjes së Ohrit dhe se nuk duhet pasur frikë nga një veprim i tillë, pasi “garancia më e sigurt për të ardhmen e Maqedonisë është që qytetarët të respektohen mes vete”.Ai ka mohuar të ketë tensione pas reagimeve të djeshme me partnerin e koalicionit dhe Qeverinë, me Shtatmadhorinë dhe Presidentin e Shtetit dhe ka shtuar se raportet mes këtyre institucioneve janë të precizuara qartë në Ligjin për Mbrojtje.”Jam ministër i Mbrojtjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë qofshin ata maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë…Jam i bindur se pjesa më e madhe e qytetarëve duan ndërtimin e jetës së përbashkët dhe respektimin e ndërsjellë, si garanci për të ardhmen e shtetit”, ka thënë ministri Besimi, duke shtuar se institucioni President i Republikës së Maqedonisë e jep “pro-në” e vet me vetë nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI: Nderimet, hap që kontribuon në rritjen e mirëbesimit

Shprehim keqardhje që disa subjekte politike nuk gjetën këtë guxim ta tejkalojnë vetveten dhe ta shohin këtë nderim si frymë të Marrëveshjes së Ohrit me të cilën e kanë gojën plot, kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në konferencën për shtyp të mbajtur dje pasdite.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u ka dalë në mbështetje të fortë zyrtarëve të saj qeveritarë, që, të shoqëruar nga oficerët e Armatës së Maqedonisë, nderuan në Sllupçan dëshmorët e rënë të UÇK-së.

Kjo parti e vlerëson përkuljen e oficerëve të Armatës si “hap që kontribuon në rritjen e mirëbesimit dhe tejkalimit të paragjykimeve midis komuniteteve në një shoqëri postkonfliktuoze”, ndërsa ka komentuar edhe reagimet e partive maqedonase, përfshi këtu dhe atë të VMRO-DPMNE-së.

“Paragjykimet midis komuniteteve tejkalohen vetëm duke i respektuar dhe çmuar vlerat dhe sakrificat e njëri tjetrit. Jemi të bindur se në shoqërinë tonë multietnike ka guxim intelektual që këtë veprim ta shohin si akti i mirë dhe vizionar. Shprehim keqardhje që disa subjekte politike nuk gjetën këtë guxim ta tejkalojnë vetveten dhe ta shohin këtë nderim si frymë e Marrëveshjes së Ohrit me të cilën e kanë gojën plot”, ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani, në konferencën e djeshme për shtyp

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *