Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni Evropian shpreson për zgjidhje të shpejtë të krizës në loalicionin qeveritar në Maqedoni

Komisioni Evropian shpreson për zgjidhje të shpejtë të krizës në loalicionin qeveritar në Maqedoni

27 gusht-“Megjithatë shpresojmë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive të problemit, që siç thuhet do të jetë në interes të popullit dhe proceseve evrointegruese.

Komisioni Evropian (KE) është duke ndjekur nga afër zhvillimet politike dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar në Maqedoni.

Zyra e Evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle ka thënë se me kujdes po ndjekin zhvillimet në Maqedoni dhe se shpresojnë se partitë politike të gjejnë zgjidhje për situatën.

“Kuptohet që po interesohemi dhe po ndjekim zhvillimet që po ndodhin në Maqedoni”, deklaroi Majkëll Man, shefi i zyrës për informim të të evrokomisionerit për zgjerim.

Evrokomisioneri Fyle javën e ardhshme do të njihet për së afërmi me situatën politike në Maqedoni, me rastin e vizitës së presidentit Gjorgje Ivanov në Bruksel.

“Megjithatë shpresojmë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive të problemit, që siç thuhet do të jetë në interes të popullit dhe proceseve evrointegruese.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *