Home / Lajme / Maqedoni / Koncepti i pagesës sipas suksesit bazohet në konceptin e njohur botëror

Koncepti i pagesës sipas suksesit bazohet në konceptin e njohur botëror

1 gusht-Potencoi se më datën 15 gjatë muajit drejtori ka për obligim t’i njoftoi të gjithë punonjësit shëndetësorë në kuadër të institucionit shëndetësor të cilët mbesin mbrapa dhe t’u bëjë thirrje dhe t’u mundësojë ta kompensojnë të mbaturën.

Sistemi i pagesës sipas suksesit i cili filloi nga 1 korriku të implementohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, paraqet koncept i cili bazohet në konceptin e njohur botëror FTE (Ekuivalent i kohës së plotë), i zbatuar në shumë vende dhe sisteme të zhvilluara – SHBA, Kanada, Evropë. Në fillim të muajit të gjithë punonjësit shëndetësorë fillojnë me pagë të garantuar prej 100 për qind. Në fund të muajit ata mund të shpërbëehen, mund të marrin pagë 100 për qind, ndërsa mund të dënohen në qoftë se kanë punuar më pak se të tjerët.

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, hollësisht duke e shpjeguar këtë koncept me qëllim që , siç tha, t’i shpjegojë paqartësitë të cilat u paraqitën në opinion, ndërsa janë të lidhura me implementimin e këtij koncepti.

“E gjithë kjo situatë është për shkak të dy faktorëve – të ndryshimit i cili çdoherë kur ekziston ekziston frikë nga ajo, që për mua është e kuptueshme posaçërisht kur bëhet fjalë për ndryshim të një sistemi të tërë të funksionimit, ndërsa aspekti i dytë ndoshta është një informim jo i mjaftueshëm ose ndoshta në disa raste madje edhe dezinformim i qëllimshëm. Shumë e rëndësishme për këtë koncept është aë ekziston margjinë të ashtuquajtur e lejuar e tërheqjes. Kemi mbajtur llogari edhe për të ashtuquajturat dallime natyrore midis mjekëve të cilët ekzistojnë”, theksoi Todorov dhe shtoi se jo secili në kushte të njejta mund të arrijë rezultat të njejtë.

Për këtë arsye, tha ai, bëmë një margjinë të tërheqjes së lejuar e cila lëviz në koeficient prej 0,98 deri 1,01. koeficienti është më i vogël mbi 1, ndërsa më i madh nën 1, që, sipas tij, mundëson pjesa më e madhe e mjekëve të kenë mundësi që të shpërblehen, ndërsa përqindje më e vogël të jenë mundësi të dënohen.

“Kemi mundësi që një ekuilibrium gjegjësishtë pjesa më e madhe e mjekëve ose 95 për qind e tyre të jenë në grupin e atyre të cilët do të marrin pagë 100 për qind, ndërsa një pjesë më e vogël të jenë në grupin e atyre të cilët do të marrin pagë të rritur. Nëse të gjithë mjekët punojnë në mënyrë të barabartë atëherë të gjithë do të marrin pagë 100 për qind dhe askush nuk do të dënohet. Esenca e këtij modeli është praktike një mënyrë ose sistem plotësisht e desubjektivizuar për shpërblim dhe dënim, sistem i cili nuk varet nga vullneti i drejtorit”, tha Todorov.

Potencoi se më datën 15 gjatë muajit drejtori ka për obligim t’i njoftoi të gjithë punonjësit shëndetësorë në kuadër të institucionit shëndetësor të cilët mbesin mbrapa dhe t’u bëjë thirrje dhe t’u mundësojë ta kompensojnë të mbaturën.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë të dëshmojmë se hnuk është qëllimi i këtij sistemi dikush të dënohet, por qëllimi është që të kemi nivel tërësisht të balacuar të punës së të gjithë punonjësve shëndetësorë në një ISH gjegjësisht të mos ketë mjekë të cilët arrijnë pa punë të marrin pagë të njejtë me ata mjekë të cilët gjatë gjithë muajit punojnë pa ndalje dhe e punojnë madje edhe punën e atyre të cilët jomjaftueshëm i kryerjnë detyrat e tyre punuese. Dëshiroj t’i bind punonjësit shëndetësorë se kjo nuk është ndonjë eksperiment, provë, ose mendim imi ose i dikujt tjetër nga Qeveria ose Ministria e Shëndetësisë. Ky është transformim i një prej sistemeve të fundit në shtet i cili mbeti i patransformuar”, shtoi Todorov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se sipas raportit fillestar të Ministrisë nga të dhënat e marra nga ISHP-të për pagesë sipas suksesit, prej gjithsej 1.200 mjekë, mbi 850 këtë muaj do të marrin pagë 100 për qind, 110 do të shpërblehen, ndërsa 10 dhe 12 për qind nga numri i përgjithshëm i mjeklve do t’u ulet paga për shkak se kanë punuar më pak se të tjerët

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *