Home / Lajme / Maqedoni / Korigjuar:Ndërroi jetë ish lideri i PDSH-së Arbën Xhaferi. Varrimi bëhet nesër

Korigjuar:Ndërroi jetë ish lideri i PDSH-së Arbën Xhaferi. Varrimi bëhet nesër

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.Xhaferi në cilësinë e kryetarit të PDSH-së ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohërit në vitin 2001 që I dha fund konfliktit të armatosur gjashtë mujor në Maqedoni.

Është ndarë nga jeta sot ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi. Ai ndëroi jetë sot rreth orës 16 pas një sëmundje të rëndë të cilës nuk arriti ti mbiejtoi në klinikën e Skupit, ku ishte shtrirë para një jave nga një gjakderdhje në tru. Jo zyrtarisht mesohet se trupi I pajetë I të ndjerit Arben Xhaferi në orën 13, 30 do të sillet në qendër të Tetovës, ku qytetarët do të japin nderimet e fundit dhe më pas ai do të përcillet për në varrezat e qytetit të Tetovs.
Ai për 12 vite e udhëhoqi PDSH-në deri në vitin 2007 kur edhe në vend të tij erdhi kryetari aktual Menduh Thaci. Arben Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje ku së bashku me Menduh Thacin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.Xhaferi në cilësinë e kryetarit të PDSH-së ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohërit në vitin 2001 që I dha fund konfliktit të armatosur gjashtë mujor në Maqedoni.

NJ O F T I M

Sot më 15 Gusht 2012 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të kuvendit qendror të PDSH-së z.Arbën Xhaferi.

Me rastin e vdekjes së z.Arbën Xhaferi nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30h për në varrezat e qytetit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *