Home / Sport / Krasiç përfundon te Fenerbahçe

Krasiç përfundon te Fenerbahçe

Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka blerë nga Juventus mesfushorin serb Milosh Krasiç për 7 milionë euro.

Futbollisti 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me klubin turk, nga e cila do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij dhe dyshimeve se ku do të luante në sezonin e ardhshëm.
Krasiç u transferua te Juventus nga CSKA Moskë për 15 milion euro në vitin 2010, por pas një sezoni të parë pozitiv, u zhduk pa lënë gjurmë në radhët e skuadrës që më pas u shpall kampione e Italisë.
Lojtari doli krejtësisht nga planet e trajnerit Antonio Konte dhe u bë e qartë se do të kërkonte një sistemim të ri sa më parë që të ishte e mundur. Shumë klube, mes të cilave edhe Fenerbahçe, kërkuan që ta huazonin në janar, por lojtari refuzoi kërkesa të tilla duke pranuar vetëm shitjen përfundimtare.
Futbollisti do të udhëtojë sot drejt Stambollit, me vizitat mjekësore dhe prezantimin zyrtar që do të bëhen gjatë pasdites.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *