Home / Sport / Krasniqi, tjetër fitore në WBO

Krasniqi, tjetër fitore në WBO

Boksieri kosovar që garon për Gjermaninë, Haxhi “Robin” Krasniqi, ka arritur të fitojë me KO takimin e tij për titullin vakant WBO International duke mundur turkun Sedar Sahin.

Krasniqi ka treguar se vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer, duke dominuar ndaj kundërshtarit të tij, të cilin e ka hedhur në tapet përfundimisht në raundin e katërt, ndërsa kishte dominuar edhe në tre raundet e para. Ai ka treguar në këtë mënyrë se shkëputja prej 7 muajsh nga ringu (ndeshja e tij e fundit ishte në janar), nuk i ka dëmtuar formën.
Me këtë fitore, ai jo vetëm ka siguruar një titull ndërkombëtar, por i ka dhënë më shumë mundësi vetes që të ngjitet në klasifikimin e WBO, ku aktualisht mban vendin e sfidantit të pestë për kampionin Natan Kliverli.
Ky i fundit kishte planifikuar të ndeshej me boksierin kosovar, por më pas anuloi dy herë përballjen mes tyre për shkak të problemeve shëndetësore. Pritet që shumë shpejt, Krasniqi t’i bëjë një tjetër sfidë kampionit, duke synuar titullin WBO, arsye pse po zhvillon vetëm ndeshje të vlefshme për renditjen në këtë Federatë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *