Home / Lajme / Maqedoni / Kriza qeveritare, Ahmeti dhe Gruevski taktizojnë

Kriza qeveritare, Ahmeti dhe Gruevski taktizojnë

24 gusht-Burime brenda dy partive kanë theksuar se ditëve të fundit është ndërprerë edhe komunikimi midis Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, ndërsa diplomatë të huaj kanë insistuar për një takim midis krerëve të këtyre dy partive për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të arritur një kompromis për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje kalimtare, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në Maqedoni vazhdon të mbretërojë kriza qeveritare midis partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Dy partitë akoma nuk kanë tejkaluar mosmarrëveshjet midis tyre dhe gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e tensioneve, që u shkaktuan për shkak të homazheve në varrezat e UÇK-së nga ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi dhe pjesëtar të ARM-së dhe nga ana tjetër, vendimi i partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski për të votuar në Parlament një ligj për status special për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001.

Burime brenda dy partive kanë theksuar se ditëve të fundit është ndërprerë edhe komunikimi midis Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, ndërsa diplomatë të huaj kanë insistuar për një takim midis krerëve të këtyre dy partive për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të arritur një kompromis për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje kalimtare, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

VMRO-DPMNE po taktizon me propozim – ligjin për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe se akoma ku propozim-ligj nuk është zyrtarizuar në procedurën parlamentare. Jozyrtarisht mësohet se kanë qenë rekomandimet e faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe praninë e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan Filip Riker, që ky propozim-ligj të mos nxit tensione dhe shkaktojë krizë politike me pasoja të tjera.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *