Home / Sport / Kupa, favoritët presin kualifikim

Kupa, favoritët presin kualifikim

“Fitorja me Teteksin ka kthyer disponimin në skuadër dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë me këtë rritëm. Tani na pret takimi me Novacin, ku duhet patjetër të fitojmë. Respektojmë kundërshtarin dhe kërkoj kujdes nga futbollistët e mi, pasi në kësij ndeshjesh shpesh herë ndodhin befasi. Mirëpo unë besoj se ne nuk do të lejojmë diçka të tillë dhe në Manastir do të shënojmë fitore”, u shpreh trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Me ndeshjen Astibo-11 Oktomvri e zhvilluar të martën, zyrtarisht ka filluar edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë. Të martën në program ishte vetëm një përballje, ndërsa takimet tjera të 1/16 së finales së Kupës do të luhen të mërkurën. Renova e Xhepçishtit, mbrojtjen e trofeut do ta nisë nga Manastiri, ku do të përballet me skuadrën e Novacit. Pas fitores 3:0 në derbin lokal me Teteksin, ‘gjipspunuesit’ presin të vazhdojnë me formën e mirë dhe të kalojnë pa problem pengesën e parë në garat e Kupës. Trajneri Osmani kishte debutim të suksesshëm në pankinën e Renovës dhe tani pret ekipi të sjellë vazhdimësi në rezultate. “Fitorja me Teteksin ka kthyer disponimin në skuadër dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë me këtë rritëm. Tani na pret takimi me Novacin, ku duhet patjetër të fitojmë. Respektojmë kundërshtarin dhe kërkoj kujdes nga futbollistët e mi, pasi në kësij ndeshjesh shpesh herë ndodhin befasi. Mirëpo unë besoj se ne nuk do të lejojmë diçka të tillë dhe në Manastir do të shënojmë fitore”, u shpreh trajneri i Renovës, Qatip Osmani. Finalisti i edicionit të fundit të kësaj gare, Rabotnicki në 1/16 e finales së Kupës do të jetë mysafir i Pobeda Juniorit. Kundërshtari i Shkëndijës në start të Kupës do të jetë Pllaçkovica e Radovishit, në të cilën tetovarët janë favorit absolute. “Ndeshje që në shikim të parë duket e lehtë, por ne duhet të kemi kujdes. Do japim të gjithë angazhim maksimal dhe besoj se me një qasje serioze, Shkëndija do të kalon pa problem në mesin e 16-të skuadrave më të mira në Kupën e Maqedonisë”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Mexhit Neziri. Drita e Bogovinës gjithashtu do të luajë në cilësi të mysafirit, kur do të përballet me ekipin e Ligës së Dytë, Maxhari Solidarnostin. “Kundërshtari nuk është aspak naiv dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Gjithsesi besoj se cilësia është në anën tonë dhe pres kualifikim të mëtejshëm”, tha sulmuesi shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu. Rufeja e Miletinës do të presë kampionin e Maqedonisë, Vardarin dhe kjo ndeshje është një privilegj për miletinasit. “Fakti që do të përballemi me kampionin e Maqedonisë, na bën të kemi një mobilizim shtesë për të treguar vlerat tona. Kundërshtari është favorit i madh, mirëpo ne do të japim makismumin e forcave tona, duke besuar deri në fund në befasi eventuale”, sqaroi mesfushori i KF Rufeja-M, Fati Ganiu. Skuadra e Gostivarit si vendas do të luajë me Bregallnicën, ndërsa në 1/16 e finales Bashkimi i Kumanovës do të kërkojë befasi përballë Tikveshit. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të mërkurën, me fillim në orën 17:00.

Kupa e Maqedonisë 1/16 e finales:
Astibo-11 Oktomvri.
Novaci-Renova,
Pobeda J.-Rabotnicki,
Pllackovica-Shkëndija,
Maxhari S.-Drita,
Gostivari-Bregallnica,
Bashkimi-Tikveshi,
Karaormani-Metalurgu,
Babi-Napredoku,
Lokomotiva-Miravci,
Rufeja M-Vardari,
Bellasica-Sileksi,
Babuna-Horizonti,
Luboteni-Euromilku,
Ohrid 2004-Teteksi,
Sllavej-Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *