Home / Lajme / Maqedoni / Lamtumirë, Arben – Xhafer Shatri

Lamtumirë, Arben – Xhafer Shatri

20 gusht-Lufta në mes të së Mirës dhe të së Keqes është e përjetshme. Derisa Arbeni ishte në përballjen e fundit me sëmundjet, ajatollahët e vegjël, ata shpirtra të neveritshëm përpiqeshin të hidhnin baltë mbi të me mallkimet e tyre e primitive. Nuk është çudi, sepse Ai ishte gjithnjë halë në sy të rrënuesve, demagogëve, sharlatanëve, sahanlëpirësve, spiunëve, plangprishësve, mujsharëve, mediokërve, hileqarëve, kodoshëve…

Pas një lufte të pabarabartë me sëmundjet, këtë mesgusht vdiq Arben Xhaferi; vdiq intelektuali i mprehtë, mendimtari i thellë, politikani e strategu i jashtëzakonshëm. Vdiq një Burrë i Madh që do të na mungojë të gjithëve,

Pas një lufte të pabarabartë me sëmundjet, këtë mesgusht vdiq Arben Xhaferi; vdiq intelektuali i mprehtë, mendimtari i thellë, politikani e strategu i jashtëzakonshëm. Vdiq një Burrë i Madh që do të na mungojë të gjithëve, do të na mungojnë fjala, këshilla, vizioni i tij profetik dhe qetësia e tij.E kam njohur në njërin prej udhëkryqeve më të mëdha të historisë sonë; kur po shpërbëhej Jugosllavia. Kishte dalë jashtë me kolegë të tjerë të Radiotelevizionit të Kosovës, të cilin posa e kishin mbyllur pushtuesit serbë. Kishin dalë për ta mbrojtur institucionin e tyre. Ishte një delegacion laraman, të cilit i jepte peshë sidomos Arben Xhaferi. Ai shkëlqente me qëndrimin e tij origjinal, me fjalët e pakta të shqiptuara me gjysmë zëri, me mendimet e renditura me një logjikë të pathyeshme.

Më vonë ai shkoi në Tetovën e tij, atje ku e prisnin dhe ku duhej të ishte. Në skenën e turbullt politike të një shteti tipik ballkanas arriti të imponohet si lider i pakapërcyeshëm i shqiptarëve në Maqedoni dhe, pavarësisht se sëmundja e detyroi të largohej nga politika, ai vdiq duke qenë ideologu më origjinal i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në kapërcyell të dy shekujve vendimtarë.

Ishte një burrë krejt i veçantë, që çdo gjë ia nënshtronte interesit të kombit. Ishte një analist i hollë që njihte historinë, kulturën, letërsinë dhe mendimin politik të popujve të Evropës Juglindore si rrallëkush tjetër.

Në shkrimet e tij ai nxirrte në pah me talent të jashtëzakonshëm sidomos thelbin e synimeve strategjike të Serbisë në rajon e që përmblidhet në vetëm një fjali: përpjekje sistematike dhe me të gjitha mjetet e mundshme për t’i nënshtruar fqinjët dhe për t’i zgjeruar territoret në dëm të tyre.

Lufta në mes të së Mirës dhe të së Keqes është e përjetshme. Derisa Arbeni ishte në përballjen e fundit me sëmundjet, ajatollahët e vegjël, ata shpirtra të neveritshëm përpiqeshin të hidhnin baltë mbi të me mallkimet e tyre e primitive. Nuk është çudi, sepse Ai ishte gjithnjë halë në sy të rrënuesve, demagogëve, sharlatanëve, sahanlëpirësve, spiunëve, plangprishësve, mujsharëve, mediokërve, hileqarëve, kodoshëve…

Në këtë rrokopujë të përmbysjes së sistemit të vlerave në krejt hapësirat shqiptare, Arbeni u përpoq seriozisht t’i vërë gjërat në vend, për t’u ditur ku është koka e ku janë këmbët, për t’u vënë distanca e saktë në mes mendjes dhe grushteve, në mes vlerave dhe pisllëqeve, në mes idealizmit dhe hipokrizisë…

U përpoq me krejt energjinë për ta shporrur të Keqen nga vetja jonë, të keqen e madhe e të gjithëpranishme, që në vazhdimësi na ka lënë në margjinat e historisë.

Vetëm një gjë më ngushëllon sonte. Arbeni vdiq pasi e pa Kosovën të lirë. Kjo është një ëndërr që krejt brezit të tij ia bën vdekjen më të lehtë.

Lamtumir, Shoq, lamtumirë Vëlla!

Nacionalizmi shqiptar sot ka mbetur pa dalëzotësin e vet.

Prandaj, Flamuri shqiptar sonte meritueshëm kudo që valon duhet të pehatet në gjysmështizë!

Arben, dije se ke lënë shumë njerëz pa krahë dhe shumë të tjerë i ke kredhur në pikëllim të papërshkrueshëm. Shumë më tepër se që ke mundur ta imagjinosh ndonjëherë.

Prehu se të kanë dërrmuar sëmundjet, por shumë më tepër marrëzitë e shqiptarëve.

Ngushëllohu me faktin se gjithmonë e ke kryer detyrën ndaj kombit.

E në një jetë njeriu kjo është më e rëndësishmja.

Përgjithmonë! Lamtumirë!

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *