Home / Lajme / Maqedoni / Lamtumirë Arbër Xhaferi.AK: Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë

Lamtumirë Arbër Xhaferi.AK: Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë

15 gusht-AK: Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë

Partia Aleanca Kuq e Zi menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të kryetaritë të nderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri ka ngushëlluar familjen e të ndjerit për humbjen.

Politikanët nga Shqipëria kanë përcjellë mesazhet e tyre për vdekjen e ish-deputetit të PDSH-së Arbër Xhaferi. Ish presidenti Topi, kreu i opozitës Edi Rama dhe politikanë të tjerë kanë përjellë ngushëllime për familjen e të ndierit.

Topi: Arbër Xhaferi ishte një rilindas i kohëve moderne
Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e kreut të nderit të PDSH-së Arbër Xhaferi i cili u nda sot nga jeta.

“Arbër Xhaferri ishte një intelektual i klasit të lartë. Ishte një rilindas i kohëve moderne. Humbja e Arbër Xhaferrit është humbje kombëtare. Çdo shqiptar ndjen trishtim për filozofin e krijuesin. Fat që e kemi njohur, lexuar e dëgjuar Arbër Xhaferrin”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e ish- presidentit Topi.

Rama: Xhaferri shqiptari që tha të vërteta të mëdha

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shprehur ngushëlliemt e tij për humbjen e kreut të nderit të PDSH-së Arbër Xhaferri.

“Arbër Xhaferri ishte një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale. Vdekja e tij një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që vec Arber Xhaferri i mishëronte në një njeri të vetëm.U preht në paqe”,- shkruan Rama në Twitter.

AK: Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë

Partia Aleanca Kuq e Zi menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të kryetaritë të nderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri ka ngushëlluar familjen e të ndjerit për humbjen.

Në mesazhin e ngushëllimit Aleanca Kuq e Zi thekson”: Alenca Kuq e Zi i shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të ndjera familjes së Arbër Xhaferrit për ndarjen nga jeta të Rilindasit të madh të historisë sonë. Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të mendjes më të kthjellet të politikës në trojet shqiptare. Fjalët janë të shumta për këtë njeri inovator dhe vizionar, duke shtuar se “Amaneti i Bashkimit Kombëtar është gjallë”. albeu

Pandeli Majko
Arbër Xhaferi ndëroi jetë. Nuk kam fjalë të them për këtë humbje. Nesër do shkoj në Tetovë, ku do ti japim lamtumirën shqiptarit të madh. Do i varrosim trupin por jo “testamentin” e mendimit të tij. Ai i parapriu kohës së vet. Vdekja për Arbër Xhaferin është vec një “stacion” në rrugëtimin drejt së ardhmes.

Sot, kemi humbur rilindasin autentik të Patriotizmit të Ri shqiptar. Dhe, sic thoshte edhe ai vetë: “Aty ku nacionalizmi ka qenë ideal frymëzues aty zhvillimi është i pandalshëm…”

Sot cdokush që flet e mendon shqip ka humbur dicka të cilën e quajmë shkurt: Arbër Xhaferi…

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *