Home / Lajme / Maqedoni / Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin rus në vend, Oleg Shqerbak

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin rus në vend, Oleg Shqerbak

Ahmeti foli rreth tragjedive kolektive të shqiptarëve në Ballkanin perendimor, por edhe për tragjeditë e mëdha që kanë ndodhur në Evropë dhe Rusi gjatë luftës së Dytë Botërore dhe mori shembullin e pajtimit të kombeve të mëdha pas humbjes së miliona jetëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Shqerbak, me ç’rast kanë shprehur kënaqesi për takimin, si dhe mundësinë për të shkëmbyer mendime rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Ambasadori Shqerbak, me këtë rast vlërësoi lartë figurën e Ahmetit dhe shprehu mirënjohje për kontributin e tij në stabilitetin dhe përparimin e vendit dhe të rajonit.

“Federata Ruse synon të bashkëpunojë me të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare, pasi që në Rusi bashkëjetojnë 186 bashkësi të ndryshme etnike, ku fliten 180 gjuhë dhe njerëzit i takojnë besimeve të ndryshme”, tha Shqerbak, i cili gjithashtu sqaroi se Qeveritë dhe qytetarët vendosin rreth anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare dhe kjo duhet të vlerësohet.

Federata Ruse, siç tha ambasadori Shqerbak, është e interesuar të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike, tregtare, kulturore dhe politike me Maqedoninë. Ai gjithashtu foli rreth bashkëpunimit të të dy vendeve në fushën e hekurudhave, bujqësisë, gasifikimit dhe tregëtimit të naftës së papërpunuar. Ambasadori shprehu interesimin e vet rreth zhvillimeve politike në vend si dhe procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi interesimin e ambasadorit Shqerbak për thellim të marrëdhënieve me Maqedoninë dhe foli rreth Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument i rëndësishëm që garanton pajtimin dhe ardhmërinë e vendit.

Ahmeti foli rreth tragjedive kolektive të shqiptarëve në Ballkanin perendimor, por edhe për tragjeditë e mëdha që kanë ndodhur në Evropë dhe Rusi gjatë luftës së Dytë Botërore dhe mori shembullin e pajtimit të kombeve të mëdha pas humbjes së miliona jetëve.

“Ballkani Perendimor, shpesh i trazuar, duhet të ndjek shembullin e pajtimit të Gjermanisë dhe Francës dhe të hapërojë përpara”, tha Ahmeti.

Ai theksoi që nuk mund të jetohet në hasmëri të përjetshme dhe që duhet guxim për t’i lëvizur proceset përpara. Lideri i BDI-së foli edhe për çështjen e emrit duke theksuar që palët duhet të kenë qasje racionale ndaj zgjidhjes së problemit dhe të largojnë paragjykimet.

Zgjidhja e këtij konteksti, tha Ahmeti, sjell paqe dhe siguri të qëndrueshme, por njëkohësisht vendos themelet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *