Home / Sport / Liga e Kampioneve, tronditet Anderlehti

Liga e Kampioneve, tronditet Anderlehti

Skuadra qipriote e AEL ka arritur një fitore surprizë 2-1 përballë gjigandëve të Anderleht në një ndeshje mjafti intriguese në Qipro, të vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kampioneve. Qipriotët arritën të triumfonin falë një goli në minutat e fundit nga Rui Miguel, ndërsa më parë Junior dhe Mbokani kishin çuar dy skuadrat në barazimin 1-1.

Ndërkohë, Udineze ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës në grupe duke barazuar 1-1 në takimin e parë ndaj Braga të luajtur në Portugali. Basta kaloi në avantazh skuadrën e tij në pjesën e parë por pavarësisht një loje më të mirë të italianëve, Ismaili barazoi rezultatin në minutën e 68-të.

BATE Borisov është pranë kthimit në fazën në grupe të turneut pasi ka marrë një fitore të lehtë 2-0 ndaj izraelitëve të Ironi Kiriat Shmona në ndeshjen e parë në Minsk.

I njëjti rezultat u shënua në takimin mes Malaga dhe Panathinaikos, ku ekipi spanjoll fitoi në mënyrë surprizë duke lënë pas krahëve për momentin të gjitha problemet që po përjeton ky klub, i nxjerrë në shitje nga drejtuesit e tij. (LajmeShqip.com)

Rezultatet
Spartak Moskë-Fenerbahçe 2-1
Bazel-CFR Kluj 1-2
Helsingborg-Sëlltik 0-2
Mynshengladbah-Dinamo Kiev 1-3
Lilë-Kobehavn 0-1
BATE-Ironi Kiriat Shmona 2-0
AEL-Anderleht 2-1
Dinamo Zagreb-Maribor 2-1
Sporting Braga-Udineze 1-1
Malaga-Panathinaikos 2-0

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *