Home / Lajme / Maqedoni / Ligji për Branitella hyri në parlament, Gruevski ik për në Sërbi? !

Ligji për Branitella hyri në parlament, Gruevski ik për në Sërbi? !

24 gusht-BDI ka paralajmëruar amendamente me çka do të kërkohet që në ligj të përfshihen edhe pjesëtarët e UÇK-së, në të kundërtën do të braktisin Qeverinë, por duke lënë të hapura edhe opsionet të tjera.

Ligji i “Branitellave” përfundimisht hyri në procedurë parlamentare. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, të premten dorëzoi në Parlament Ligjin e “Branitellave” i cili pasi kaloi kontrollin teknik dhe juridik nga shërbimet e Parlamentit, të premten mori aminin e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski dhe u lëshua në procedurë parlamentare për çka janë njoftuar edhe të gjithë deputetët e partive të tjera, njofton raportuesi i gazetës KOHA. Ky ligj pritet të jetë në rend dite në një seancë të re, pas përfundimit të seancës së 37, ku në rend dite ka edhe rreth 20 pika të tjera. BDI ka paralajmëruar amendamente me çka do të kërkohet që në ligj të përfshihen edhe pjesëtarët e UÇK-së, në të kundërtën do të braktisin Qeverinë, por duke lënë të hapura edhe opsionet të tjera.

Vetëm pak minuta pasi u njoftua se VMRO DPMNE-ja ka dorëzuar në parlament liggjin për BRANITELLAT, kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka njoftuar se ai ka udhëtuar për vizitë njëditshe në Banja Lluka në Repiblikës Srpska për të mar pjesë në firmosjen e një marrveshje p[ër ndërtimin e autostradës Banja Lluka – Doboj që do ta ndërtoj kompania Granit nga Shkupi. Mes tjerash gjatë vizitës ai do të takoj e kryetarin e Republika SRpskës Millorad Dodik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *