Home / Lajme / Maqedoni / Listës së bashkëpunëtorëve i shtohen edhe tre shqiptarë të tjerë

Listës së bashkëpunëtorëve i shtohen edhe tre shqiptarë të tjerë

5 gusht-Në listën e publikur janë edhe tre shqiptarë: Hisen Shaqiri (gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë), Rexhep Zllatku (gazetar dhe ish-ministër i Informatave) si dhe Mustafa Spahiu (gazetar në Radio Shkupi)

Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedoni publikoi sot emrat e 12 ish-spiunëve të tjerë, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.

Në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror për dosjet janë nxjerrë vetëm emrat në regjistrin e personave që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën.

Në mesin e emrave të publikuar, por pa dosjet e tyre janë: Trendafil Ivanovski (kryetari i deritanishëm i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtori i Entit për Punësim), Gjorgji Prculovski (ish-kryetari i Resnjës), Mihail Andreev ( ish-drejtor), Kire Jançev (ish-drejtor), Branko Temov, Petar Celakovski (ish-drejtor i Qendrës Kulturore Manastir), Kiro Dojçinovski (ish-deputet), Stojan Çaminski.

Në listën e publikur janë edhe tre shqiptarë: Hisen Shaqiri (gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë), Rexhep Zllatku (gazetar dhe ish-ministër i Informatave) si dhe Mustafa Spahiu (gazetar në Radio Shkupi)

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *