Home / Sport / LO2012, përcaktohen çerekfinalistët e futbollit

LO2012, përcaktohen çerekfinalistët e futbollit

Lojërat Olimpike kanë njohur mbrëmë në darkë emrat e 8 skuadrave të futbollit për meshkuj që do të diskutojnë ndaj njëra-tjetrës për medaljen e artë. Kuptohet që favorite kryesore mbete skuadra e Brazilit, e cila ka mundur lehtësisht me rezultatin 3-0 Zelandën e Re, duke dhënë spektakël para një stadiumi të tejmbushur.

Danilo shënoi golin e avantazhit, Damiao shënoi të dytin, ndërsa rezultati u vulos me golin e tretë të Sandro. Megjithatë, kjo ndeshje mund të kishte shkuar lehtësisht me një diferencë më të thellë golash nëse yjet e Brazilit si Neimar e Damiao nuk do të kishin gabuar aq shumë raste para porte. Tani skuadra e drejtuar nga Mano Menzes do të ndeshet me Hondurasin në çerekfinale.

Edhe Britania e Madhe ka kaluar me sukses në çerekfinale te turneut duke mundur 1-0 Uruguain falë golit të Starrixh. Për ekipin latino-amerikan, ky është një zhgënjim shumë i madh, pasi kishte ardhur në këtë turne me pretendime për të fituar, duke përfshirë në skuadër emra si Suarez e Kavani.

Ndërkohë, Spanja është larguar me vetëm një barazim e dy humbje nga Lojërat Olimpike, pa arritur të shënojë asnjë gol, sepse as në ndeshjen e fundit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndonëse përballë kishin Marokun.

Çerekfinalet

Japoni-Egjipt
Meksikë-Senegal
Brazil-Honduras
Britani e Madhe-Kore e Jugut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *