Home / Sport / LO2012, SHBA vendos rekorde kundër Nigerisë

LO2012, SHBA vendos rekorde kundër Nigerisë

SHBA ka treguar dominim absolut në fitoren e pabesueshme kundër Nigerisë në fazën e grupeve të turneut të basketbollit në Lojërat Olimpike, duke fituar me rezultatin e thellë 156-73, për të thyer disa rekorde radhazi.

Karmelo Entoni u bë lojtari amerikan që shënon më shumë pikë në një ndeshje të Olimpiadës, me 37 të tilla në këtë sfidë ku ai luajti pak më shumë se 14 minuta në total. SHBA vendosi një rekord personal të një fitoreje me diferencë prej 83 pikësh, duke lënë pas krahëve diferencën prej 72 pikësh përballë Tajlandës në Olimpiadën e vitit 1956. Por shifra më domethënëse është totali i 156 pikëve, që ka thyer rekordin olimpik të vendosur nga Brazili në vitin 1988.
Në ndeshjet e tjera, Toni Parker shënoi 27 pikë për të ndihmuar Francën të fitonte 82-74 përballë Lituanisë, për t’iu afruar një vendi në çerekfinalet e turneut. Një tjetër yll i San Antonio në NBA, Manu Xhinobili, udhëhoqi Argjentinën në suksesin 92-69 ndaj Tunizisë, ndërsa një gjuajtje e saktë për tre pikë e Vitali Fridzon i dha suksesin 75-74 Rusisë ndaj Brazilit.
Britania e Madhe ishte shumë pranë një rezultati të bujshëm, pasi vuri në rrezik nënkampionët e botës, Spanjën, në një ndeshje që u vendos në sekondat e fundit dhe që u fitua nga iberkët me rezultatin 79-78.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *